LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta parashikon datën se kur do të vendoset titulli i Ligës Premier këtë sezon

Mikel Arteta parashikon datën se kur do të vendoset titulli i Ligës Premier këtë sezon

Mikel Arteta mendon se gara për titull mes Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit, në atë që do të bënte një ndër vikendet më të bukura në histori të Ligës Premier.

Të tri ekipet kanë teste të vështira për të kaluar, teksa gara për titull po shkon drejt fundit. Manchester City, të cilët po synojnë triumfin për herë të katërt radhazi, kanë një kalendar më të lehtë të ndeshjeve në letër.


Shtatë ndeshjet e tyre të fundit përfshijnë Luton Town, Brighton, Nottingham Forest, Wolves, Fulham, West Ham dhe në xhiron e fundit në udhëtim ndaj Tottenhamit.

Liverpooli, ndërkohë, do të përpiqet që të mbajë avantazhin me rezultate pozitive ndaj Manchester United, Crystal Palace, Fulham, Everton, West Ham, Tottenham, Aston Villa dhe Wolves.

Ylli i Arsenalit, Zinchenko tregon se a do të luftonte në Ukrainë nëse do të thirrej nga vendi i tij
Lexo po ashtu Ylli i Arsenalit, Zinchenko tregon se a do të luftonte në Ukrainë nëse do të thirrej nga vendi i tij

“Ky është niveli dhe ka qenë po i njëjti nivel në këtë ligë në pesë ose shtatë vitet e fundit. Dallimi është shumë i vogël, le t’i shohim këto shifra deri në fund të sezonit dhe shpresoj se nëse ato mbahen, do të kemi një mundësi të mirë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ne nuk jemi ende në krye dhe duhet të transformohemi në një ekip që fiton, fiton dhe fiton. Kjo është mënyra e vetme që ne të kemi mundësinë deri në ndeshjen e fundit të sezonit”, u shpreh ai.

Të besuarit e Artetës do të kenë punë deri në përfundim të kampionatit me kundërshtarë si Aston Villa, Wolves, Chelsea, Tottenham, Bournemouth, Manchester United dhe Everton./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori