Do të jetë vështirë, më së vështiri deri më tani – kështu tha së voni presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, teksa paralajmëroi “ditë të vështira” për Serbinë.
Më pas, ai identifikoi si sfida vendimmarrjen në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe një propozim-rezolutë në Kombet e Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, më 4 prill, ai kërkoi formimin e ekipeve për “bashkëpunim të të gjitha forcave”, në të cilat duhet të bëjnë pjesë Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shtetit.
Vuçiq ishte i vetmi që foli në seancë, duke i paraqitur Qeverisë serbe një sërë kërkesash dhe sugjerimesh.
Kosova dhe Këshilli i Evropës
Të bëhen të gjitha përpjekjet që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës, kërkoi Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj.
Përveç formimit të një ekipi që do të merret me këtë çështje, Vuçiq kërkoi nga Qeveria që të gjithëve t’u dërgojë një të ashtuquajtur non-paper.
Në këtë dokument diplomatik jozyrtar duhet të shprehet qëndrimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që është organizata kryesore në kontinent në fushën e të drejtave të njeriut.
Në vend që të këmbëngulë se “Kosova nuk është shtet”, Vuçiq sugjeroi ndryshimin e qasjes, duke theksuar se Kosova nuk e ka formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia u pajtuan me një marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por Kosova nuk e formoi atë.
Në Këshillin e Evropës janë 46 vende, përfshirë 27 anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.
Shumica e shteteve anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet.
Në dy raste, Serbia votoi kundër kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, të cilën Prishtina e dorëzoi qysh në maj të vitit 2022.
Por, me Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit u obligua që të mos e pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Këtë marrëveshje, dy vendet e arritën në shkurt të vitit 2023, ndërsa për aneksin e zbatimit të saj u pajtuan në mars të atij viti.
Megjithatë, zyrtarët në Beograd thonë vazhdimisht se nuk do t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e marrëveshjes.
Kosova, po ashtu, nuk i zbatoi disa obligime të veta, përfshirë ato që kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Vuçiq paralajmëroi mundësinë që më 21 prill të shkojë në Nju Jork për të biseduar me sa më shumë përfaqësues të shteteve anëtare të OKB-së.
Ai tha se do që të bisedojë personalisht me presidentët e vendeve mike afrikane, si Egjipti, Algjeria, Kongoja, Namibia dhe Uganda.
Ai shtoi se nuk ka asnjë akt në OKB që thotë se Gjermania ka kryer gjenocid në Luftën e Dytë Botërore.
Përveç pretendimeve të Vuçiqit, tash për tash nuk ka asnjë informacion zyrtar për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, të cilën do ta nxirrte OKB-ja.
Duke folur për publikun më 29 mars, Vuçiq tha se Serbia ka marrë informacione nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së se një rezolutë e tillë do të jetë në rend dite më 27 prill, si propozim i Gjermanisë dhe Ruandës.
Ai vlerësoi se me miratimin e asaj rezolute, do të dilte edhe iniciativa për shfuqizimin e Republikës Srpska, e më pas edhe kërkesa për dëmshpërblime të luftës nga Serbia.
Millorad Dodik, udhëheqës i Republikës Srpska – entitet serb në Bosnje e Hercegovinë – tha më 2 prill se kundërshton propozim-rezolutën për gjenocidin.
“Ata përpiqen me këmbëngulje që të nxjerrin keq vetëm Republikën Srpska dhe një komb”, tha Dodik.
Beogradi zyrtar, prej vitesh, kundërshton miratimin e rezolutave apo deklaratave që krimin në Srebrenicë e cilësojnë si gjenocid.
Zyrtarët serbë thonë se në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm, por nuk pranojnë se ishte gjenocid.
Nëntë vjet më parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia bllokoi miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, e cila u propozua nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Edhe atëherë Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës.
Në mars të vitit 2010, në kohën e Qeverisë së atëhershme, Parlamenti i Serbisë miratoi Deklaratën për Dënimin e Krimeve në Srebrenicë.
Ai dokument e dënon krimin e kryer në mënyrën që ka përcaktuar vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por termi gjenocid nuk përmendet në deklaratë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje