LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e Beqarëve në Berat, monument me vlera të shumta arkitekturore

Xhamia e Beqarëve në Berat, monument me vlera të shumta arkitekturore

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat ndau në rrjetet sociale pjesë nga piktura murale në pamjen e jashtme (ana lindore) të Xhamisë së Beqarëve, Berat. Piktura murale datohet në vitet 1827-1828 sipas mbishkrimit që ka.

Xhamia e Beqarëve ose Xhamia e Sulejman Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i llojit “Arkitekturë”, i miratuar në vitin 1961. Xhamia e Beqarëve është një monument i kategorisë së parë me vlera të shumta arkitekturore dhe përfaqëson një arritje të lartë në nivelin e ndërtimit të objekteve të kultit në Berat.


Ajo ndodhet në anën e poshtme të lagjes Mangalem dhe u ndërtua në fillim të shek. XIX për t’i shërbyer reparteve zejtarëve të pamartuar, të cilët kryenin edhe detyrën e rojës së natës në pazar.

Karakteristikë për këtë monument është aplikimi i pikturës murale në fasadat e jashtme dhe të brendshme. Piktura datohen në vitet 1827-1828 dhe shquhet për një nivel të lartë kompozimi. Piktura murale është aplikuar në brendësi të sallës së lutjeve në dy rreshta horizontal. Për të pasur një funksion sa më të mirë në shërbim të besimtarëve edhe në portikun e pasmë të xhamisë është ndërtuar një mihrap në mur. Minarja është e stilit të ulët ndërsa nga përpara monumenti për t’u përshtatur me terrrenin ngrihet mbi një portik me kollona prej rrathësh guri në ngjyrë gri. Xhamia ngrihet në dy kate për t’iu përshtatur terrenit të pjerrët. Veçanti tjetër është rrethimi i portikut të hapur në katin e sipërm me harkada nga të tri anët e tij. Gjithashtu në pamjen e jashtme Xhamia e Beqarëve dallohet për vëllimin masiv, minaren e ulët dhe arkadën e përparme me kolona prej rrathësh guri.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori