LAJMI I FUNDIT:

25 vjet nga Beteja e Koshares – Kuvendi me seancë solemne: Ditëm të mobilizohemi të gjithë në një front të përbashkët

25 vjet nga Beteja e Koshares – Kuvendi me seancë solemne: Ditëm të mobilizohemi të gjithë në një front të përbashkët
25 vjet nga Beteja e Koshare, Kuvendi me seancë solemne/Foto: Ridvan Slivova/

Me intonimin e himneve dhe me një minutë heshtje, Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në shënim të 25 -vjetorit të Betejës së Koshares.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj ka thënë se 25 vjet më parë, populli i Kosovës qëndroi në një udhëkryq ekzistencial të krijuar nga padrejtësia, shtypja, tirania, por mbi të gjitha nga tendenca e regjimit gjenocidal i Serbisë për shfarosje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani /Foto: Ridvan Slivova/

“Megjithatë, ditëm të mobilizohemi të gjithë në një front të përbashkët, gra e burra, duke mbrojtur dinjtetin dhe të drejtën tonë për liri dhe shtet. Sot, jemi këtu për të nderuar guximin dhe përkushtimin e vajzave e djemve të UÇK-së, të cilët dëshmuan shpirtin dhe guximin e paepur për lirinë tonë, për Republikën tonë.  Sikurse edhe në shumë kapituj të historisë sonë të luftës, guximi, sakrifica dhe vendosmëria përmblidhen edhe në Betejën e Koshares”, ka thënë Osmani.


Sipas saj, kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Kjo rezistencë paqësore për gati një dekadë, ka sfiduar padrejtësinë e regjimit kriminal serb, ka bashkuar të gjithë shqiptarët rreth kauzës për liri, pavarësi e demokraci dhe është shndërruar në frymëzim për botën duke shënuar kthesë si rezistenca paqësore me efektin më të madh në historinë moderne sepse si rezultat pati jo vetëm bashkimin e shqiptarëve në një qëllim, por edhe ndërtimin e aleancave të fuqishme të cilat na dolën në ndihmë duke parandaluar pikërisht shfarosjen që synonte regjimi serb”, u shpreh Osmani.

Osmani theksoi se filozofia e mbrojtjes së pragut të shtëpisë gradualisht u transformua në një nevojë të domosdoshme për mbrojtje të përgjithshme të Kosovës.

“Ndaj nga pragu i shtëpisë së tij, krye heroi ynë, Adem Jashari bashkërisht me familjen i priu luftës në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtës sonë për liri. Ata ranë në altarin e lirisë dhe tashmë janë flakadan i përhershëm i lirisë dhe shtetit tonë.

Pjesëmarrja në luftën tonë për liri nuk pati kufij gjeografik për shqiptarët kudo që ndodheshin ata. Prandaj, natyrshëm, varganit të luftëtarëve të lirisë  iu bashkua edhe mërgata jonë dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria e viset e tjera shqiptare. Shumë veprimtarë të hershëm të rezistencës kombëtare, shumë eprorë e profesionist ushtarakë pas përgatitjeve iu bashkuan radhëve të ushtrisë sonë çlirimtare”.

Ajo tha se pas betejës së suksesshme të Loxhës, e cila u zhvillua më 1998, disa njësite të UÇK-së, të pozionuara në Brigadën 138, u riorganizuan dhe u përgatitën për operacionin më të madh ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur më pas si Beteja e Koshares,  e cila shënoi njërën ndër betejat më të suksesshme të luftës së UÇK-së kundër forcave  të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në këtë betejë, të filluar më 9 prill 1999,  Grupi Operativ 3, nën udhëheqjen e oficerëve të rryer ushtarakë profesionist, si: Rrustem Berisha, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Anton Quni dhe shumë të tjerë, arritën që ta realizojnë thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Pas dy ditë luftimesh të ashpra, në fushë të nderit ra strategu i papërsëritshëm ushtarak, frymëzuesi i gjithë luftëtarëve, piktori, poeti, e artisti shumëdimensional, Agim Ramadani –Komandant Katana, me emrin e të cilit më pas u pagëzua Brigada 138.

Megjithëse humbje e madhe për luftën, rënia e Komandantit Agim Ramadani, shtoi forcën, motivin dhe vendosmërinë që idealin dhe amanetin e tij, bashkëluftëtarët ta qojnë deri në fund”.

Osmani tha se në vazhdën e përpjekjeve stoike për liri, në altarin e lirisë ra edhe veprimtari e patrioti i madh, njëri nga udhëheqësit e njësiteve të para të armatosura dhe të stërvitura bashkë me Adem Jasharin e Zahir Pajazitin, si dhe njëri nga udhëheqësit kryesor të Betejës dhe Brigadës, Sali Çekaj- Veterani.

“Ai ia kushtoi një jetë të tërë atdheut, duke u ndodhur në ballë të të gjitha proceseve për liri e pavarësi.

Pos këtyre dy figurave emblematike, në Betejën e Kosharesë ranë për liri edhe 111 dëshmorë. Beteja që nisi me 9 prill, u zhvillua pandërprerë deri në fitoren përfundimtare në mesin e qershorit 1999. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Betejën e Koshares, sikurse edhe në të gjitha betejat, kudo nëpër Kosovë, dëshmuan shpirtin vetëmohues dhe përkushtimin për t`i dhënë gjithçka atdheut, pra edhe vlerën më sublime- jetën.

Përkrah aleatëve tanë, Aleancës Veriatlantike – NATO-së, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmbushën misionin për ta bërë Kosovën të lirë”, tha presidentja Osmani.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca /Foto: Ridvan Slivova/

“Themelimi i UÇK-së është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar në 100 vitet e fundit. Ndërkaq, Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme. Beteja e Koshares ia dha namin UÇK-së si një ushtri e aftë për ta sfiduar fuqishëm armatën jugosllave duke e bërë atë të paaftë për me garantu kufirin e vendosur dhunshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot në vigjilje të përvjetorit të fillimit të luftimeve të Betejës se Koshares duhet ta kujtojnë me nderime të merituara këtë betejë dhe luftëtarët e veteranëve.

Kryeministri, Albin Kurti /Foto: Ridvan Slivova/

“Panorama e Betejës së Koshares përcjell imazhin e pothuajse tërë luftës së Kosovës si një format në miniaturë. Aty e shohim se në luftimet e Betejës së Koshares janë të përfshira njësite nga të gjitha zonat”, tha ai.

Tutje Kurti tha se në betejën e Koshares janë plagosur 380 veta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori