Sebastian Vettel jep sinjale për rikthim në Formula 1, komenton edhe situatën e Lewis Hamilton
Sebastian Vettel, që u shpall katër herë kampion bote në Formula 1, ka thënë se është takuar me shumë ekipe.
Vettel që njoftoi tërheqjen e tij në vitin 2021, bëri një deklaratë për Sky Sports për të ardhmen e tij, ka tha se është takuar me shumë ekipe dhe mund të kthehet në Formula 1.
“Unë po takohem me shumë njerëz sepse i njoh, por jo për një çështje specifike. Më shkon në mendje, por nuk është ky mendimi final”.
“Jam takuar me shumë shefa të ekipeve, jo vetëm për garat. Nuk ka zhvillim konkret”, ka thënë gjermani.
Në fund ai u ndal dhe foli për vendimin e Lewis Hamilton, që do të largohet nga Mercedes në fund të sezonit, për të kaluar te Ferrari.
“Siç mund ta imagjinoni, edhe unë isha shumë i befasuar. Por është emocionuese. Është e qartë se ai po kërkon një sfidë të re. Do të jetë ndryshe ta shohësh atë në një ekip tjetër”, ka thënë Vettel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fitorja e Ballkanit në finale i bën me mijëra euro Llapin, Dritën dhe Malishevën
Finalja Ballkani – Prishtina: Trofetë e klubeve, 10 përballjet e fundit, rruga për në finale dhe formacionet e mundshme
Kapiteni i Yllit, Morina: Shkojmë për fitore në Mitrovicë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251