LAJMI I FUNDIT:

Nis zbatimi i urdhrit ndalues për pasuritë e Milan Radoiçiqit dhe pasuri të tjera në rastin Banjska

Nis zbatimi i urdhrit ndalues për pasuritë e Milan Radoiçiqit dhe pasuri të tjera në rastin Banjska

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ka nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës” , ka shkruar Haxhiu, raporton Telegrafi.


Vila e Milan Radoiçiqit, e cila pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë është bastisur nga policia e Kosovës, ka ngritur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Sveçla: Vila e Radoiçiqit mund të shfrytëzohet si stacion i njësitit të barkave të Policisë
Lexo po ashtu Sveçla: Vila e Radoiçiqit mund të shfrytëzohet si stacion i njësitit të barkave të Policisë

Në këtë drejtim, mediat serbe kanë shtruar pyetjen se si fitoi kaq shumë pasuri “mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës” dhe a është ai një “Pablo Escobar”?

Bëhet fjalë për një vilë me luks të madh në bregun e liqenit në veri të Kosovës – pronari i së cilës është Milan Radoiçiq – siç pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kohë më parë ka folur për vilën e Milan Radojiçiqit buzë liqenit të Ujmanit.

Në konferencë për media, ai ka bërë të ditur se vila është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dhe se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radoiçiqit.

Sveçla ka treguar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.

Pas bastisjes që u bë në pronat e tij në veri, ditë më parë, Prokuroria doli edhe zyrtarish me njoftim, ku tregoi në detaje për gjërat që ka konfiskuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori