LAJMI I FUNDIT:

Antonio Conte po rikthehet dhe atë në Serie A

Antonio Conte po rikthehet dhe atë në Serie A

Antonio Conte mund të jetë në prag të kthimit në bankinë pasi ka marrë një ofertë të re për t’u rikthyer në menaxhim.

Ish- trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Spurs sezonin e kaluar, por nëse raportimet nga Italia janë të sakta, ai mund të kthehet në Serie A.


Italiani pati një periudhë të suksesshme te Interi midis 2019 dhe 2021, ku ai fitoi titullin e ligës për klubin për herë të parë që nga viti 2010.

Antonio Conte i hapur për të marrë Napolin në verë
Lexo po ashtu Antonio Conte i hapur për të marrë Napolin në verë

Pavarësisht suksesit të tij te Interi, është një tjetër skuadër italiane që është e interesuar për Conten.

Është raportuar se kampionët aktualë të Serie A, Napoli, janë të prirur të rikthejnë Conten në menaxhim.

Sipas Emmanuele Cammaroto në NapoliMagazine, italiani është ‘i zgjedhuri’ për të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit.

E vërteta rreth interesimit të Bayern Munich për Antonio Conten
Lexo po ashtu E vërteta rreth interesimit të Bayern Munich për Antonio Conten

Cammaroto tha: “De Laurentiis, me sa duket, do të ishte gati të bënte një ofertë të jashtëzakonshme për Conten, 8 milionë euro, me opsionin për një sezon të tretë në të cilin paga më pas mund të rritet me rreth 400-500 mijë euro në javë”.

Propozimi pretendohet të jetë diçka për të cilën 54-vjeçari është i interesuar, megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat që çuan në largimin e Contes nga Interi, pritet që italiani të ketë nevojë për premtime për të siguruar që ai mund ta çojë klubin në një drejtim pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori