LAJMI I FUNDIT:

Vendimi është marrë: Të tërhiqet apo jo nga liga – Fenerbahce thotë fjalën e fundit

Vendimi është marrë: Të tërhiqet apo jo nga liga – Fenerbahce thotë fjalën e fundit

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç bëri deklarata të rëndësishme në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme.

Kreu i klubit foli për tërheqjen nga liga dhe finalen e Superkupës, e cila është planifikuar të luhet me Galatasaray në Şanliurfa.

“Ndërsa shansi ynë për kampionat vazhdon, le të luftojmë pa u lodhur deri në fund, të mos e lëmë fushën bosh, të luajmë ndeshjet e mbetura në ligë me ekipin e ri. Le të rishqyrtojmë tërheqjen nga liga në fund të sezonit. Tërheqje nga liga do të thoshte të hedhim të gjitha përpjekjet e këtij sezoni. Le të hedhim hapat më vendimtarë”, ka thënë ai.


“Ky opinion u bë shumë dominues, në vend që të tërhiqesh nga liga, kishte nga ata që thoshin të ngrijmë aktivitetet. Do të vazhdojmë të kemi probleme të ngjashme. Mendimi ishte që ligën ta vazhdojmë me ekipin e të rinjve dhe të shkojmë në Super Kupë dhe Evropë me ekipin A. Tani mendimi ynë për këtë çështje është pezullimi i aktiviteteve të futbollit”.

“Në të gjitha diskutimet tona, opsioni më pak i preferuar ishte tërheqja nga liga. Arsyeja këtu nuk është as ligjore dhe as sportive. Ne po e heqim këtë opsion nga tavolina deri në Asamblenë e Përgjithshme pas 3 muajsh”, shtoi më tej ai.

Duke u shprehur se kanë dy zgjedhje për finalen e Superkupës, Ali Koç vazhdoi: “Ka dy opsione: Të mos shkojmë fare në Superkupë ose të luaj me ekipin U19. Unë bëj sërish të njëjtën thirrje. Ju lutemi mos bëni plane udhëtimi dhe mos rezervoni bileta të Superkupës”.

Nga ana tjetër, si rezultat i votimit të zhvilluar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme të klubit Fenerbahçe, u vendos që t’i jepet kompetencë e plotë bordit drejtues për pikat e mëposhtme:

1- Të mos marrin pjesë në kompeticionin e Superkupës 2023 ose të marrin pjesë me ekipin e futbollit nën-19 vjeç, përveç rastit kur shtyhet për një datë të përshtatshme dhe caktohet një gjyqtar i huaj.

2- Mospjesëmarrje në Kupën e Turqisë për dy sezone duke filluar nga sezoni i ardhshëm ose pjesëmarrje në Kupën e Turqisë me ekipin nën 19 vjeç për dy vitet e ardhshme.

3- Pavarësisht vendimeve që do të merren në lidhje me aktivitetet futbollistike në Turqi, në çdo rast, të përcaktojnë dhe zbatojnë udhërrëfyesin e nevojshëm për strukturimin jashtë shtetit.

4- Të aplikohet në bordet përkatëse të UEFA-s dhe FIFA-s për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për shkak të pikës së paqëndrueshme që ka arritur futbolli turk për shkak të ndërhyrjeve të bëra jashtë aktorëve të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

La Liga
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori