LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Ndaj Romës merituam më shumë, në Evropian dua ta mposhti Italinë

Ramadani: Ndaj Romës merituam më shumë, në Evropian dua ta mposhti Italinë

Ylber Ramadani ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike në Serie A, teksa me skuadrën e tij Lecce kanë ndalur në barazim 0-0 Romën.

Në fakt Lecce kishte më shumë nga loja dhe sipas mesfushorit shqiptar merituan më shumë në përballje me Giallorosët.


Mesfushori ferizajas ka thënë se ndjeu që mund ta fitonin ndeshjen, pasi kishin raste me shumë se mysafirët.

Roma nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Lecces
Lexo po ashtu Roma nuk merr më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Lecces

“Pas dhjetë minutave të para ndjeva se mund ta fitonim këtë ndeshje, ata patën vetëm dy raste të rrezikshme, ndërsa ne bëmë shumë më tepër”, tha fillimisht Ramdani për DAZN.

I pyetur për lojën me Blin, Ramadani theksoi se në ndryshim nga loja me Bajramin dhe Asllanin te Kombëtarja e Shqipërisë, me mesfushorin francez te Lecce luan më shumë përpara.

“Në Kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin dhe jam mësuar. Me Blin kam më shumë mundësi për të ecur përpara, pasi ai kujdeset më shumë për fazën mbrojtëse. Kur marrim topin dua të shkoj për të shënuar”, vazhdoi tutje Ramadani.

Krejt në fund ai u pyet edhe për Kampionatin Evropian, ku Shqipëria është në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, derisa mesfushori kuqezi tha se dëshiron fitore ndaj Azzurëve.

“Me Italinë do të jetë një ndeshje komplekse sepse unë luaj këtu në Itali, ata janë një ekip i fortë, por ne gjithashtu do të luajmë për të fituar”, deklaroi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori