Bebja juaj do të jetë në duart tuaja shumë shpejt!
Ju keni arritur në javën e dyzetë të shtatzënisë, jeni në termin e plotë dhe ja çfarë mund të prisni
Çfarë po ndodh me beben?
Është e vështirë të thuhet me siguri sa e madhe është bebja tani, por bebja e posalindur mesatarisht peshon rreth 3.400 gram (si një shalqi) dhe është rreth 50 cm e gjatë.
Kockat e kafkës së bebes nuk janë ende të forta, gjë që e bën më të lehtë kalimin e saj përmes kanalit të lindjes. Kjo është edhe arsyeja që disa bebe kur lindin kanë kokën në formë koni. Mos u shqetësoni, është një fenomen i përkohshëm.
Reflekset e bebes janë gati (mbi 70 të tilla!) dhe bebja pret ditën kur do të largohet nga barku. Kordoni i kërthizës do të ndalojë së punuari kur foshnja të marrë frymën e parë dhe placenta do të largohet nga muret e mitrës, transmeton Telegrafi.
Çfarë po ndodh me mamin?
Edhe pak dhe gjithçka do të marrë fund! Edhe pse kjo mund të mos jetë java e fundit e shtatzënisë, së shpejti ju do ta mbani fëmijën në krahë dhe jo në stomak. Siç e dini, dashuria juaj dhe e partnerit është gjëja më e bukur që mund t’i jepni fëmijës tuaj. Ju keni bërë një rrugë të gjatë për të arritur këtu, por pjesa më e mirë nuk ka ardhur ende!
70 për qind e grave shtatzëna lindin në javën e 40-të. Nëse nuk jeni në mesin e tyre, mos u shqetësoni, jeni dy javë nga shtatzënia e transferuar – afati llogaritet nga dita e parë e menstruacioneve të fundit, dhe disa gra ovulojnë më vonë se sa pritej. Madje edhe terminin e besueshëm gratë mund të kalojnë pa ndonjë arsye të dukshme.
Për t’u siguruar që foshnja ende po përparon me sukses, mjeku do të caktojë një ekzaminim. Nëse testi i fetusit nuk është i kënaqshëm (p.sh. lëngu i ulët amniotik), ju do të induktoheni. Nëse ka një problem serioz dhe urgjent, do t’ju caktohet menjëherë një operacion cezarian. Mjeku tani gjithashtu kontrollon nëse qafa e mitrës “hapet” – gjë që mund të tregojë se kur dhe si do të nxitet lindja.
Nëse lindja nuk fillon së shpejti, mjeku ka shumë të ngjarë t’ju referojë në induksion midis javës së 41-të dhe 42-të.
Çfarë duhet të bëni?
Pushoni sa më shumë. Shfrytëzo çdo mundësi për të ngritur këmbët dhe për t’u çlodhur. Mundohuni të mos shqetësoheni shumë për lindjen – para se ta kuptoni, do të jeni një nënë krenare! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Pse nuk duhet t’u hedhim vaj flokëve gjatë verës? Bëjnë më shumë dëm sesa dobi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hair-oils-1600x900-1-380x233.jpg)
Pse nuk duhet t’u hedhim vaj flokëve gjatë verës? Bëjnë më shumë dëm sesa dobi
![Pak balluke në anë, flokët mbi supe, me shkallëzim: “Prerja kotele”, modeli që do ta shohësh kudo në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/65756745934-380x233.jpg)
Pak balluke në anë, flokët mbi supe, me shkallëzim: “Prerja kotele”, modeli që do ta shohësh kudo në verë
![Ju erdhët në plazh, por fëmija as që i afrohet detit: Si të përballeni me frikën nga uji?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1689854144-shutterstock_205-380x233.jpg)
Ju erdhët në plazh, por fëmija as që i afrohet detit: Si të përballeni me frikën nga uji?
![Pse nuk duhet t'u hedhim vaj flokëve gjatë verës? Bëjnë më shumë dëm sesa dobi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hair-oils-1600x900-1-380x233.jpg)
Pse nuk duhet t'u hedhim vaj flokëve gjatë verës? Bëjnë më shumë dëm sesa dobi
![Pak balluke në anë, flokët mbi supe, me shkallëzim:](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/65756745934-380x233.jpg)
Pak balluke në anë, flokët mbi supe, me shkallëzim: "Prerja kotele", modeli që do ta shohësh kudo në verë
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Paraqitjet më mahnitëse të yjeve në ‘pas-ndejën’ e Met Gala 2022
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-27-235819-380x233.png)
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1200px-Apatani_tribal_women-380x233.jpg)
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
![Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/67cbcc94279baec31886.jpeg)
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog