LAJMI I FUNDIT:

Egla Ceno skualifikohet nga Big Brother Vip Albania

Egla Ceno skualifikohet nga Big Brother Vip Albania

Sot (e diel) erdhi një Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga gara, për shkak të sjelljeve të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme që bëri në shtëpi ndaj Meritonit.


"Mos u afro te gota ime" - Elga i hedh verën Meritonit në trup dhe e lag me ujë
Lexo po ashtu "Mos u afro te gota ime" - Elga i hedh verën Meritonit në trup dhe e lag me ujë

Në zarf shkruhej: “Banorë, pavarësisht tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes për sjelljet tuaja të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë sërish kemi shkuar në veprime të tilla”.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Në provokime të vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet, për shkak të kësaj Big Brother ka vendosur ta skualifikojë Eglën nga loja.”

“Televotimi aktual do të anulohet dhe “Vëllai i Madh” ju njofton se do të marrë po ashtu një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në show të të martës.”

Egla u shpreh: “Është në rregull, ishte kënaqësi, unë u knaqa. Sigurisht nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim, nuk jam pishman për asgjë. Për gjërat që kam bërë gabim, kam kërkuar ndjesë. Do të takohemi jashtë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Kalo në kategori