Ancelotti adreson thashethemet për largimin e mundshëm të Viniciusit nga Real Madridi
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë thashethemet që pretendonin për një largim të Vinicius Jr në verë nga Real Madridi.
Reprezentuesi brazilian po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat kryesore në Spanjë, si pjesë e përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të zhdukur racizmin nga futbolli.
Vinicius ka qenë objekt i racizmit në disa raste gjatë dy sezoneve të fundit, duke përfshirë kore raciste në stadiume dhe shumë ofendime në rrjetet sociale.
Si përgjigje, Vinicius ka udhëhequr një kampanjë për ta bërë këtë problem të bëhet më i dukshëm në publik, por abuzimi racor ka vazhduar.
Ancelotti u pyet rreth faktit që Vinicius kishte qarë në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Spanjës dhe për spekulimet se racizmi mund ta shtyj atë të mendojë largimin nga klubi.
“Për Vinicius është e natyrshme që beteja ndaj racizmit është një problem shumë i rëndësishëm. Ai e merr këtë shumë seriozisht dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë, ta marrim seriozisht”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Nuk shqetësohem për largimin e Vinicius. Gjëja që më shqetëson më së shumti është që ai nuk do të mund të luajë nesër. Kjo është ajo që më shqetëson mua”, përfundoi tekniku italian.
Real Madridi do të luaj nesër (e diel) me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” ndaj Athletic Bilbaos./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251