LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka zgjedhur lojtarin që do t’i japë fanellën me numër 10

Juventusi ka zgjedhur lojtarin që do t’i japë fanellën me numër 10

Sulmuesi i talentuar turk, Kenan Yildiz thuhet se do të jetë numri 10 i ri i Juventusit pas Paul Pogbas së suspenduar.

Reprezentuesi francez Pogba ka marrë një ndalim katër-vjeçar shkaku i dopingut dhe e ardhmja e tij në Juventus është shumë e pasigurt, duke pasur parasysh se gjigantët e Serie A mund të vendosin të ndërpresin kontratën e tij.


Sipas gazetës Tuttosport, klubi tashmë ka vendosur t’i japë Yildizit fanellën me numër 10 dhe do t’i ofrojë yllit turk mundësinë për të veshur numrin ikonë të fanellës gjatë negociatave për kontratën që do të fillojnë së shpejti.

Marrëveshja prej 300,000 euro në vit e lojtarit turk në Allianz Stadium përfundon në qershor 2027, kështu që drejtuesit janë gati ta shumëfishojnë.

Sipas Tuttosport, Juventusi së shpejti do të ulet me shoqëruesit e tij për të diskutuar dhe përmirësuar kontratën dhe do t’i ofrojë Yildiz numrin 10.

18-vjeçari do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme (e shtunë) në Serie A kundër Lazios.

Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se pret gola nga Yildiz dhe sulmues të tjerë të Juventusit, të cilët mund t’i ndihmojnë Bianconerët të kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori