Dy net me gjumë të çrregullt na bëjnë të ndihemi vite më të vjetër, thotë studimi
Dy net me gjumë të çrregulluar janë të mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të ndihen vite më të vjetër, sipas studiuesve, të cilët thanë se gjumi i qëndrueshëm dhe i qetë ishte një faktor kyç për të ndihmuar në shmangien e ndjenjës së moshës së vërtetë.
Psikologët në Suedi zbuluan se, mesatarisht, vullnetarët ndiheshin më shumë se katër vjet më të vjetër kur ishin të kufizuar në vetëm katër orë gjumë për dy net radhazi, me disa që pretendonin se përgjumja i bënte ata të ndjeheshin dekada më të vjetër, shkruan The Guardian.
E kundërta u pa kur njerëzit pushuan për nëntë orë, megjithëse efekti ishte më modest, me pjesëmarrësit në studim që pretendonin se ndjeheshin mesatarisht tre muaj më të rinj se mosha e tyre reale pas pushimit të bollshëm.
“Gjumi ka një ndikim të madh në atë se sa i vjetër ndiheni dhe nuk janë vetëm modelet tuaja të gjumit afatgjatë”, tha Dr. Leonie Balter, një psikoneuroimunologe në Institutin Karolinska në Stokholm dhe autore e parë e studimit.
“Edhe kur flini më pak vetëm për dy net, kjo ka një ndikim të vërtetë në mënyrën se si ndiheni”, shtoi ajo.
Perceptimi apo ndjenja e të qenit shumë vite më i vjetër mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve, tha Balter.
Për çdo ditë gjumi të dobët, vullnetarët në studim ndiheshin mesatarisht tre muaj më të vjetër, zbuluan shkencëtarët, ndërsa ata që nuk raportuan asnjë natë të keqe për një muaj ndiheshin mesatarisht gati gjashtë vjet më të rinj se mosha e tyre e vërtetë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lajm i mirë për ata që vuajnë nga pagjumësia, një ndryshim i vogël i përditshëm mund të përmirësojë gjumin
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?