LAJMI I FUNDIT:

“Shpirti im nuk do të ishte i qetë nëse nuk do ta kisha bërë”, tifozi slloven zbulon detajet pasi që puthi Ronaldon

“Shpirti im nuk do të ishte i qetë nëse nuk do ta kisha bërë”, tifozi slloven zbulon detajet pasi që puthi Ronaldon

Gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Portugalisë, një tifoz i ekipit slloven të futbollit vrapoi në fushë për të bërë një foto me Cristiano Ronaldon.

Është Janez Kozelj, i cili ia doli ta bëjë këtë, dhe për Radio Kranj ai zbuloi të gjitha detajet e vrapimit në fushë dhe takimit me portugezin.


Ai ka theksuar se këtë moment e ka pritur 20 vitet e fundit dhe tani ishte në pritje të ardhjes në Slloveni të njërit prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Tifozi slloven e puthi Ronaldon në mes të fushës, por ‘selfie’ me portugezin do t'i kushtojë shtrenjtë
Lexo po ashtu Tifozi slloven e puthi Ronaldon në mes të fushës, por ‘selfie’ me portugezin do t'i kushtojë shtrenjtë

“Shpirti im nuk do të qetësohej nëse nuk do të vrapoja në fushë. E kuptoj që ajo që bëra ishte pak e gabuar. E luta për një foto dhe i thashë se është më i miri”, ka thënë Janez.

Kujtojmë se slloveni vrapoi në fushë dhe në gjunjë iu lut portugezit për një foto, me të cilën ai pranoi dhe si shpërblim mori një puthje në faqe.

Më pas ai u përcoll jashtë fushës nga sigurimi dhe tribunat e stadiumit të Stozhicës e duartrokitën dhe e shpërblyen për lëvizjen e tij në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Me siguri ai përballet me një gjobë prej 1000 eurosh, por ai mori atë që kishte pritur pothuajse gjatë gjithë jetës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori