LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e së martës në Prishtinë, ku nga përleshja me armë në mes dy grupeve kriminale mbetën të vdekur dy persona, në mesin e tyre edhe një kalimtare rasti.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se gruaja që ishte plagosur e cila ishte kalimtare rasti ka ndërruar jetë dje në QKUK.

Tutje policia bënë të ditur se i dyshuari mashkull që ishte duke u trajtuar gjithashtu në QKUK është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.


Sot varroset 48 vjeçarja që u vra nga përleshja mes dy grupeve kriminale në Prishtinë
Lexo po ashtu Sot varroset 48 vjeçarja që u vra nga përleshja mes dy grupeve kriminale në Prishtinë

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me një rast të mëhershëm, më27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar.

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë – të plagosur kanë mbetur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë – të plagosur kanë mbetur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia ka njoftuar se personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën “vrasje në tentativë” që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Të dy këta lidhen me rastin tragjik të ditës së martë ku dy persona humbën jetën.

Në vendngjarje i vdekur mbeti Egzon Haziri, derisa plumbat jetën ia morën edhe 48 vjeçare, Zejnije Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori