Në vlerë prej 2.5 milionë euro, janë lansuar sot tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si pjesë e planit trevjeçar të politikës industriale.
Ministrja Rozeta Hajdari në një konferencë për media derisa ka shpalosur lansimin e këtyre tri thirrjeve, ka theksuar se e gjithë kjo mbështetje synon fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve që kanë shumë potencial.
“Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesorë të zhvillimit dhe transformimit socio-ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë…Masat që i kemi zhvilluar dhe instrumentet e ndryshme mbështetëse për ndërmarrjet fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme, si në rastin konkret sot janë tre grant-skema që po lansojmë, janë masa në kuadër të planit trevjeçar të politikës industriale, respektivisht strategjisë ambicioze për zhvillimin e industrisë dhe përkrahjes së bizneseve me vizion të qartë që deri në vitin 2030 ndërmarrjet tona të jenë të integruara globalisht dhe kjo strategji është miratuar në qershor të vitit 2023”, deklaroi Hajdari.
Ministrja Hajdari derisa ka treguar vlerën e kësaj thirrje publike, ka thënë se do të jetë e hapur deri më datën 19 prill, për të gjithë ata që duan të aplikojnë.
“Vlera e mbështetjes 2.5 milionë euro që po e lansojmë në tri grant-skema, si grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant-skemën për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve, të gjitha këto thirrje janë sot të lansuara nga platforma e agjencionit të shoqërisë së informacionit, ASHI, që nga ora 13:30 dhe do të jenë të hapura deri më datën 19 prill 2024 dhe aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova. Ata që janë të familjarizuar me sistemin, mund të fillojnë me aplikimin që sot…
Ndërsa nga vlera prej 2.5 milionë euro, 1.7 do të jenë të dedikuara për grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për grant-skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për digjitalizimin e bizneseve, ku kjo e fundit është në bashkëpunim dhe financim me projektin nga mbështetja e Agjencisë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim”, tha Hajdari.
Hajdari ka paralajmëruar se deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht.
“Përkrahja financiare ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, qoftë përmes rritjes së eksportit, përmes certifikimit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve në tregun vendor, rritjen e investimeve dhe punësimit. Grant-skemat për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, dhe për certifikimin e produkteve do të mbështesin bizneset nga sektorët e identifikuar në politikën industriale 2030.
Sektorët prioritarë me potencial janë përpunimi i produkteve ushqimore që janë gjithë këta sektor që do të përkrahen nga këto tri grante… E gjithë kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë sonë dhe zhvillimin e ndërmarrësve tanë të mëtejmë që kanë shumë potencial…Deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për qytetarët tanë, tha Hajdari./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend