LAJMI I FUNDIT:

VLEN dhe Lloga përplasen për “ultimatumin” rreth listave

VLEN dhe Lloga përplasen për “ultimatumin” rreth listave

Koalicioni VLEN kërkon nga Ziadin Sela dhe Krenar Lloga që deri të shtunën të vendosin nëse do të marrin vulat për të bërë listën e deputetëve.

“Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, thonë nga VLEN.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë Krenar Lloga i cili tha se koalicioni “LEN” ultimatume mund të përdorë vetëm me OBRM-PDUKM-në.


“Koalicioni LEN ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve që ato ndërtojnë (disa si МОЖЕМЕ, disa duke u vetëkidnapuar, disa të pandashëm me Mickon, e disa që s’shkoqen prej Qeverisë), ashtu siç edhe ndërrojnë emrat në këto koalicione.

Vulat e ASH-ës nuk janë pronë e individit, aq më pak e atij që braktisi shtëpinë e tij politike, dhe sa për ultimatumet, përdorni ato me OBRM-PDUKM-në, jo me Aleancën për Shqiptarët”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori