LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Liverpoolit i kërkon klubit të konsiderojë Southgaten si pasues i Kloppit

Ish-ylli i Liverpoolit i kërkon klubit të konsiderojë Southgaten si pasues i Kloppit

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, i ka kërkuar klubit që të konsiderojë emërimin e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, për të zëvendësuar Jurgen Klopp në fund të sezonit.

Klopp ka qenë në krye të klubit Merseyside për nëntë vjet, kështu që njoftimi për largimin e tij e dërgoi klubin në një re mjaft të paparë pasigurie.


Liverpooli ka qenë shumë i lidhur me ish-lojtarin e tyre Xabi Alonso, i cili po shijon një sezon të bujshëm me Bayer Leverkusen, megjithatë, raportet e fundit kanë sugjeruar se spanjolli do të preferonte një kalim te Bayern Munich.

Xabi Alonso 'merr vendim' se kë do të zgjidhte mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut
Lexo po ashtu Xabi Alonso 'merr vendim' se kë do të zgjidhte mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut

Me këtë në mendje, ish-mbrojtësi i djathtë i Liverpool dhe Anglisë, Glen Johnson, ka bërë një sugjerim mjaft të guximshëm që klubi i tij i vjetër duhet të bëjë një lëvizje për Southgate.

“Është e vështirë të flasësh sepse nuk dëshiron të shkosh në një turne të madh duke spekuluar nëse trajneri i Anglisë do të shkojë diku tjetër dhe gjithashtu nuk dëshiron të bësh supozime”, ka thënë fillimisht Johnson në një intervistë me Betfred.

“Nëse ai është i disponueshëm gjatë verës, atëherë duhet të shikoni të gjitha opsionet. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Anglinë, kështu që nuk ka asnjë arsye pse ai nuk mund të jetë i suksesshëm me një klub si Liverpool pasi ai do të kishte të bënte me një standard të ngjashëm lojtarësh”.

“Ju do të duhet të bëni një bisedë, sepse nuk mund ta përjashtoni atë nëse ai është i disponueshëm”.

Pavarësisht se çfarë thonë njerëzit, është e padiskutueshme që koha e Southgate si trajner i Anglisë ka qenë një sukses duke pasur parasysh rekordin e mëparshëm në turnetë ndërkombëtare.

Ish-trajneri i Middlesbrough e ka çuar Anglinë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, si dhe në finalen e Evropianit në periudhën e tij tetëvjeçare si trajner.

Ndërsa mund të duket e pamundur që Southgate të largohet nga kombëtarja për në Ligën Premier, duket se ka interes të vërtetë nga Manchester United i Sir Jim Ratcliffe.

Johnson gjithashtu komentoi këto thashetheme të fundit, por nuk ishte i bindur se Old Trafford do të ishte një mjedis i mirë për Southgate.

“Ka pasur një numër të menaxherëve të mirë dhe të suksesshëm që kanë hyrë në punë në Manchester United dhe kanë pasur vështirësi, kështu që nuk do të ishte i garantuar suksesi për Gareth nëse ai do të merrte vendin e punës”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Serie A
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Premier League
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

La Liga
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Super Liga
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori