Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se ka përsëritur kërkesat e vazhdueshme të Policisë gjatë takimit të sotëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.
Kështu është shprehur Zeqiri në Televizionin Dukagjini, teksa shtoi se një nga kërkesat e tyre është ligji për pensionimin e Policisë të jetë 55 vjeç dhe të jetë identik sikurse ai i FSK-së.
“Në këtë takim prapë i kemi diskutuar të gjitha kërkesat e Policisë së Kosovës. Ku si kërkesa kryesore kanë qenë veshmbathjet e punës, mjetet e punës, mjetet logjistike etj.”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri tutje është shprehur se kanë diskutuar edhe për çështjen e sigurimit shëndetësor
“Ministri ka njoftuar se janë bërë disa investime kapitale rreth përmirësimit edhe të Infrastrukturës së objekteve policore, pajisjeve policore dhe logjistike. Me një fjalë, të gjitha pajisjet që iu nevojitet policisë për mbajtjen të rendit dhe qetësisë publike dhe të integritetit të vendit. Kemi diskutuar edhe për kërkesat e tjera, kemi diskutuar edhe për çështjen e sigurimit shëndetësor dhe jetësor”.
“Na u tha se është duke u punuar në atë drejtim që të bëhet ligji për sigurimin shëndetësor dhe jetësor në nivel vendi. Po ashtu kemi diskutuar edhe ligjin për pensionimin e policisë mbi 55 vjeç. Kërkesë e kahershme që të jetë e njëjtë me atë të FSK-së. Edhe për këtë çështje kanë thënë se është duke u punuar në atë drejtim, nga një ministri tjetër, nuk është diskutu për modalitetin, por kërkesë e jona ka qenë të jetë identike si ajo e FSK-së”.
Zeqiri shtoi se sa i përket çështjes së rrezikshmërisë, është diskutuar edhe “çështja e Aktgjykimit të Gjykatës së Kushtetuese”.
“Mendojmë se jemi në realizim të tri pikave: zbritje pagash nuk do të ketë (ashtu siç thotë Ligji dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese), po ashtu Zbritje e përvojës. Aktgjykimi I Gjykatës Kushtetuese thuhet se “Një e drejtë e fituar nuk duhet anuluar”, dhe na vije si e drejtë që e kemi pasur të fituar tek e shtesa për rrezikshmëri. Si dhe shtesa për punë veçantë te pjesa e stafit civil, ministri veçse është deklaruar se vendimet e Gjykatës do të aprovohen”, shtoi Zeqiri.
Tutje, sa i përket aspekteve logjistike, Zeqiri ka shtuar se “ kemi disa ngecje sa i përket çështjes së prokurorimit, sikurse puna e tenderimit dhe e ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurorimit, dhe si kërkesë e PK-së, për pjesëtarët e Policisë së Kosovës “ të mos jenë aq të stërzgjatura dhe të kryhen në kuadër të Policisë”.
“Puna e prokurorimit po i zhagit disa projekte për t’u realizuar në Policinë e Kosovës”, tha Zeqiri.
Ndërsa, sa i përket kërkesës për ofrimin e transportit të Policisë, Zeqiri shtoi se “ janë në realizimin e tenderit për sigurimin e minibusëve si zgjidhje për udhëtim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje