Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Pothuajse të gjithë filmat nga periudha amerikane e Alfred Hitchcockut – e cila filloi në vitin 1939 – nuk janë të kënaqshëm për mua. Derisa filmat që kishte bërë në Angli – si The 39 Steps (1935) dhe The Lady Vanishes (1938) – shfaqin një stil të matur, filmat e tij amerikanë duket se mbështeten më shumë në reputacionin fatkeq të regjisorit si plak i keq, dhe nga ideali i tij i fetishizuar për biondet perfektë si Grace Kelly apo Tippi Hedren. Disa më duken të neveritshëm – Psycho (1960) mbi të gjitha. The Birds (1963), i cili dëshmon për një shpikje të madhe, është padyshim më i miri nga filmat e tij të mëvonshëm.
Por, prodhimi i katërt hollivudian i Hitchcockut, Suspicion (1941), është shumë i mirë. Duke pasur një trupë të fortë britanike – Cedric Hardwicke, May Whitty dhe Leo G Carroll mes tyre – Joan Fontaine luajti si Lina McLaidlaw, në rolin e anglezes së re të pafajshme që është e bija e një gjenerali. Në tren, këmba e saj preket nga një i huaj, nga Johnnie Aysgarth të cilin e luan Cary Grant. Aysgarth është i dyshimtë: i shthurur, rrezaton karakterin e një burri që ka telashe me gra. Së shpejti mësojmë se ka edhe probleme financiare, për të cilat shpejt kupton se lehtësisht mund të korrigjohen nga familja e kamur McLaidlaw. E dëshmon këtë duke u futur në një balo të organizuar nga gjenerali dhe duke gënjyer se si arriti aty.
Fati e shtyn McLaidlawin në martesë me Aysgarthin: çdo kockë oportuniste në trupin e tij zbulon shpërdorimin ndaj saj, pasi ajo dëgjon prindërit që thonë se nuk ka gjasa të martohet ndonjëherë. Ua dëshmon se e kanë gabim, duke ikur me Aysgarthin, pavarësisht se ishte shumë e arsyeshme për të mos e pasur asnjë dyshim ndaj tij. Prindërit janë të tmerruar; dhe, vetëm pas kthimit të çiftit nga muaji luksoz i mjaltit, McLaidlaw e kupton se i shoqi jo vetëm që nuk ka para, porse nuk e ka asnjë mjet për të fituar dhe se është kumarxhi.
Rritet ligësia e Aysgarthit: shkon të punojë te një kushëri që ishte agjent i pasurive të patundshme, por vjedh, shkarkohet dhe kërcënohet me ligj nëse nuk e kthen borxhin (asgjë nuk i thotë gruas së vet). I shet dy antikitete të cilat babai i saj ua kishte bërë dhuratë martese. E ka një mik torollak, Beaky (rolin e të cilit e luan një tjetër aktor i njohur anglez, Nigel Bruce), të cilin e lidh në një marrëveshje pronësie dhe i cili vdes në rrethana të dyshimta. Më pas, në atë që ndihet si çlirim i bekuar, gjenerali vdes, por Aysgarth mëson se ai nuk i ka lënë para vajzës së vet. Ajo, duke mos qenë budallaqe, vë në dukje zhgënjimin e tij dhe fillon të dyshojë se po planifikon ta vrasë për shkak të sigurimit të saj jetësor.
Me devijime nga libri mbi të cilin u bazua filmi, Hitchcocku sajoi një zgjidhje të paqartë dhe pretendoi se studioja e detyroi ta bënte këtë. Grant, i cili e ofroi lojë të shkëlqyer si njeri i keq, ishte vlerë e çmuar dhe nuk donin që aura e tij të dëmtohej duke e paraqitur si vrasës të pashpirt. Hitchcocku i trajtoi mirë këto kërkesa. Sot, gati një shekull pas, Suspicion ende të mbërthen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker