Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Një javë tjetër, një tjetër rekord në tregjet e aksioneve në ShBA. Ngritja e javës së kaluar u shkaktua nga sinjali i Rezervës Federale se këtë vit investitorët mund të presin më shumë ulje të normave të interesit. Por, rritja më e thellë e tregut bazohet në dy gjëra: rezervat e parave të gjigantëve të teknologjisë të cilët tani dominojnë tregjet, dhe besimi në aftësinë e tyre për të fituar para nga AI-ja [inteligjenca artificiale].
Na thuhet se AI-ja do ta “ndryshojë botën”. Në mënyrë radikale do të rrisë produktivitetin (edhe pse duke shuar miliona vende pune). Do të krijojë një hise të re të madhe të pasurisë të cilën bota do ta ndajë bashkërisht. Dhe, sipas një raporti marramendës nga ARK Invest që javën e kaluar parashikoi rritjen prej 40 trilionë dollarëve të produktit të brendshëm bruto global nga AI-ja – deri në vitin 2030 – do ta “transformojë çdo sektor, do të ndikojë në çdo biznes dhe do të përshpejtojë çdo platformë inovacioni”.
Në këtë rrëfim më nervozon euforia dhe ndjesia për pashmangshmërinë. Edhe nëse besoni se AI-ja do të jetë ekuivalenti i sotëm i energjisë elektrike ose i internetit, ne jemi në fazat e hershme të një transformimi shumë kompleks që zgjat me dekada dhe i cili aspak nuk është punë e përfunduar. Megjithatë, vlerësimet e caktojnë çmimin e gjithë këtij transformim, dhe pastaj diçka tjetër. Një raport i shkurtit nga Currency Research Associates, vuri në dukje se duhen 4,500 vjet që dividentët e ardhshëm të Nvidia-s të barazohen me çmimin aktual. Le të flasim për shitjet me pakicë.
Derisa Nvidia nuk është Pets.com – që ka të ardhura të prekshme nga shitja e gjërave reale – rrëfimi i përgjithshëm për AI-në varet nga shumë supozime të pasigurta. Për shembull, AI-ja kërkon sasi të mëdha uji dhe energjie. Ka një shtytje, si në ShBA ashtu edhe në BE, për t’i shtyrë kompanitë që të tregojnë për përdorimin e tyre. Qoftë nëpërmjet një takse për emetimet e karbonit ose një takse mbi përdorimin e burimeve, ka shumë gjasa që në të ardhmen të rriten ndjeshëm këto kosto hyrëse.
Po ashtu, zhvilluesit e AI-së tash për tash nuk duhet të zotërojnë të drejtën e autorit për përmbajtjen mbi të cilën janë trajnuar modelet. Natyrisht, nuk duhet të kenë fitime nga vetë AI-ja; supozimi i fitimeve të ardhshme është i mjaftueshëm për ta fryrë balonën. Tekno-optimizmi i pamëshirshëm dhe iluzioni i pashmangshmërisë është mënyra se si Lugina e Silikonit krijon pasuri në letër. Por, mbajeni mend, shumë nga përkrahësit për “AI-në kudo”, jo shumë kohë më parë e reklamonin web3-shin, kripton, metaverset dhe përfitimet nga punësimet e përkohshme për angazhimet afatshkurta.
Sigurisht, ndryshimi i madh është se AI-ja është pranuar nga kompanitë e mëdha të pasura me para dhe lidere në treg, si Microsoft, Google dhe Amazon. Por, edhe brenda këtyre kompanive, zhvilluesit i kanë dyshimet e veta. Një punonjës i lartë në një kompani lidere të AI-së, kohët e fundit, pasi insistova, më tha se supozimet e fitimit rreth teknologjisë bazoheshin “më shumë në spekulime sesa në substancë” dhe se ende ka probleme të mëdha për të zgjidhur.
Ashiqare e kam fjalën për nivelin më të lartë të spektrit të punës me paga të larta. Por, edhe për më shumë detyra të rregullta të tregut të mesëm, ka shumë pyetje se si të integrohet AI-ja në rrjedhat e punës dhe nëse do të jetë me të vërtetë më produktive sesa njerëzit të cilët mund t’i zëvendësojë. Dhe, njerëzit kanë filluar të revoltohen. Grevat e shkrimtarëve të Hollivudit në thelb ishin për kontrollin e AI-së, ndërsa sindikatat po e marrin më gjerësisht çështjen e rregullimit të teknologjisë.
Ndërkohë, po merr vrull reagimi për të drejtat e autorit kundër AI-së. Javën e kaluar, rregullatorët francezë gjobitën Google-in me 250 milionë euro për dështimin për të njoftuar botuesit e lajmeve se po i përdor artikujt e tyre për të trajnuar algoritmet e veta të AI-së, si dhe për mos licencimin e marrëveshjeve të drejta. Kjo pason paditë e ngjashme kundër OpenAI-së dhe kundër Microsoft-it nga New York Times-i. Teksa AI-ja punon me grupet e të dhënave të korporatave pronësore, do të rriten mundësitë për procese gjyqësore mbi të drejtën e autorit dhe ndoshta ato do të bashkohen me ankesat e punëtorëve për mbikëqyrje të korporatës.
Pastaj është problemi i monopolit. Siç shkroi në vitin 2021 Meredith Whittaker, presidente e Fondacionit Signal dhe bashkëthemeluese e Institutit AI Now, përparimet moderne të AI-së janë “kryesisht produkt i të dhënave dhe burimeve llogaritëse që qëndrojnë në duart e disa korporatave të mëdha teknologjike”. Mbështetja jonë e shtuar te inteligjencat e tilla artificiale, shtoi Whittaker, “disa firmave teknologjike ua jep fuqinë e tepruar mbi jetën dhe institucionet tona”.
Të ashtuquajturat kompanitë e Shtatëshes Madhështore, vitin e kaluar kanë nxitur entuziazmin e AI-së dhe fitimet e tregut të aksioneve. Përqendrimi i tillë te disa firma, e ka çuar S&P 500-shin [indeksi i 500 kompanive kryesore në ShBA] në ekstrem historik. Por, siç vë në dukje një raport i fundit i Morgan Stanley Wealth Management, “përqendrimi i indeksit në disa firma kryesore, historikisht është dëshmuar si vetëkorrigjues, me disa kombinime të forcave rregullatore të tregut dhe të konkurrencës, së bashku me dinamikat e ciklit të biznesit, duke minuar udhëheqjen statike”. Raporti thotë se “analiza sugjeron se kthimet e kapitalit zakonisht kanë pasur vështirësi pas kulmeve të tilla të përqendrimit te disa firma kryesore”.
Ky kombinim i faktorëve korrigjues mund të përfshijë numrin e rasteve të monopolit kundër Big-Tekut [kompanive kryesore teknologjike] dhe mundësinë që dëmet për emetimet e karbonit dhe gjobat për të drejtave e autorit të sfidojnë burimet “falas” të cilat janë të nevojshme për të fituar.
Pavarësisht nëse e shihni AI-në si flluskën e ardhshme të tulipanit ose si motorin e ardhshëm me djegie, ia vlen ta pyesni veten se si tregu e vlerëson këtë histori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj