LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë mos thuaj kurrë” – Jose Mourinho i gatshëm për të marr klub të ri në verë

“Kurrë mos thuaj kurrë” – Jose Mourinho i gatshëm për të marr klub të ri në verë

Jose Mourinho vazhdon të jetë trajner i lirë që kur u shkarkua nga Roma në janar pas rezultateve të dobëta në kampionatin italian.

Në dy muajt e fundit ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij, duke e lidhur me shumë klube.

Në karrierën e tij ai ka drejtuar klube si Benfica, Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma, ndaj është e logjikshme që ai të lidhet me klube të shumta.


Së fundmi mediat e kanë lidhur me Fenerbahcen si destinacion i mundshëm për portugezin, ndërsa Bild shkruante se ai është një nga kandidatët për të marrë stolin e Bayern Munich në verë.

Të dielën, Mourinho ishte i ftuar special në garën e Moto GP që u zhvillua në Portimao, qytet në jug të Portugalisë dhe përfaqësuesit e mediave vendase nuk e humbën rastin ta pyesin për planet e tij për të ardhmen.

Parashikimi i Mourinhos për një lojtar të Man Utd bëhet i vërtetë, gjashtë vjet pasi ai e bëri atë
Lexo po ashtu Parashikimi i Mourinhos për një lojtar të Man Utd bëhet i vërtetë, gjashtë vjet pasi ai e bëri atë

“Ka lajme për të ardhmen time. Nuk kam klub dhe jam i lirë, por dua të punoj sërish gjatë verës”, deklaroi fillimisht portugezi.

Ai u pyet nëse po përjashtonte një rikthim në Portugali, duke thënë: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

“Kurrë mos thuaj kurrë, veçanërisht në futboll. Jeta ime është futbolli, unë mund të stërvitem kudo, nuk kam asnjë problem me këtë”, deklaroi Jose Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Sport
Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Ndërkombëtare
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Ligat tjera
Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Premier League
Kalo në kategori