LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton shpjegon arsyet pse e mbajti kaq gjatë diagnozën të fshehur

Kate Middleton shpjegon arsyet pse e mbajti kaq gjatë diagnozën të fshehur

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, tronditi së fundmi të gjithë kur njoftoi të premten se ishte diagnostikuar muaj më parë me kancer.

Zhdukja e saj nga syri i publikut që nga 25 dhjetori kishte ngritur spekulime të shumta në internet, derisa në janar iu ishte nënshtruar një operacioni abdominal, derisa pas operacionit mjekët i thanë se kishte kancer.

Sigurisht, ky lajm nuk ishte bërë i ditur deri të premten (22 mars) edhe pas presionit të shtuar publik dhe spekulimeve të shumta për “zhdukjen e saj misterioze”.


Kate, në një video-mesazh drejtuar publikut, njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer derisa pas operacionit abdominal kishte filluar edhe me terapinë e kimioterapisë parandaluese.

Princesha e Uellsit tha se “ajo dhe Princi William kanë bërë gjithçka që munden për ta menaxhuar këtë çështje privatisht për hir të familjes së tyre të ngushtë”.

Tre anëtarë të Familjes Mbretërore aktualisht po vuajnë nga kanceri
Lexo po ashtu Tre anëtarë të Familjes Mbretërore aktualisht po vuajnë nga kanceri

Kate Middleton shtoi se asaj gjithashtu i është dashur kohë që t’ua shpjegonte diagnozën fëmijëve të saj, George, Charlotte dhe Louis” në një mënyrë të përshtatshme për ta.

“Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më është dashur kohë të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë t’i shpjegojmë gjithçka George-it, Charlotte-s dhe Louis-it në një farë mënyre që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar se do të jem mirë”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A nuk jep përqafime në mëngjes?” – Anisa zgjon Burimin me energji

“A nuk jep përqafime në mëngjes?” – Anisa zgjon Burimin me energji

Magazina
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit - Jake Paul kishte të veshur kostum të punuar me diamante dhe argjend në vlerë një milion dollar

Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit - Jake Paul kishte të veshur kostum të punuar me diamante dhe argjend në vlerë një milion dollar

Magazina
Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kim Kardashian mahnit fansat me koleksionin e ri, ndërsa krahasohet me motrën më të vogël, Kylie Jenner

Kim Kardashian mahnit fansat me koleksionin e ri, ndërsa krahasohet me motrën më të vogël, Kylie Jenner

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Kalo në kategori