LAJMI I FUNDIT:

Heidi dënon tre banorët e BBVA për thyerje të rregullave: Françeska, Vesa dhe Romeo nën masa disiplinore

Heidi dënon tre banorët e BBVA për thyerje të rregullave: Françeska, Vesa dhe Romeo nën masa disiplinore

Liderja e javës, Heidi, ka marrë një vendim të rëndësishëm duke dënuar tre nga banorët për sjellje që bien ndesh me rregulloren e shtëpisë.

Françeska, Vesa dhe Romeo janë emrat e përfshirë në masat e marra nga liderja, të cilat kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga të dënuarit.


“Kam një javë që të gjej me Françeskën, ngele duke gatuar për të”- Ilnisa xheloze për Meritonin
Lexo po ashtu “Kam një javë që të gjej me Françeskën, ngele duke gatuar për të”- Ilnisa xheloze për Meritonin

Heidi, e cila ka të drejtën si lider të vendosë sanksione për shkelje të rregullave, ka vendosur dënime specifike dhe të personalizuara për secilin nga banorët e përfshirë:

– Françeska u urdhërua nga liderja të mos flasë shumë, të heqë dorë nga debatet, të përmbahet nga ofendimet dhe të tregojë sjellje të mirë.

– Vesa ndëshkohet me një dënim që e ndalon atë të dalë jashtë.

– Romeo, nga ana e tij, u dënua të mos këndojë në shtëpi.

Reagimi i Françeskës ndaj dënimit të saj nuk ishte pozitiv. Ajo e kundërshtoi vendimin e lideres, duke argumentuar se ishte e padrejtë të ndalohej nga të folurit dhe të bërit debat, veçanërisht pasi është edhe në nominim për të shtunën e ardhshme.

Përballë këtij kundërshtimi, Heidi ka shfaqur një qëndrim të hapur për të rishikuar vendimin e saj. Pa humbur kohë, ajo ndryshoi dënimin duke i propozuar Françeskës një alternativë të re: “do rrish me duar në xhepa”. /Telegrafi/