LAJMI I FUNDIT:

U hap për vetura rruga deri te parkingu nëntokësor në sheshin “Xhorxh Bush”, Brestovci: Është vendim i përkohshëm

U hap për vetura rruga deri te parkingu nëntokësor në sheshin “Xhorxh Bush”, Brestovci: Është vendim i përkohshëm

Sot është hapur për qarkullim të veturave një pjesë e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë të Prishtinës, Bekim Brestovci në një prononcim për Telegrafin tregoi përse erdhi deri te ky vendim i përkohshëm.


Ai tha se Parkingu 038 planifikon ndërhyrjet në zgjerimin e hyrjes e cila është shfrytëzuar deri më sot si dhe disa punime tjera.

Prej sot hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë – deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor
Lexo po ashtu Prej sot hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë – deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor

“E, ne meqenëse nuk kemi filluar me zbatimin e projektit të sheshit ‘Xhorxh Bush’, atëherë kemi pas një dakordanc që për aq kohë sa atyre iu nevojitet për me rregullu pjesën e hyrjes e cila është deri më tani inekzistente, të shfrytëzohet kjo pjesë e rrugës që qytetarët të kenë qasje për tu parkuar përmes hyrjes kryesore”, ka thënë Brestovci.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë të Prishtinës, Bekim Brestovci

Ai po ashtu tregoi se kur pritet të nisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Më vonë parashikojmë që nga muaji maj e tutje të kemi edhe fillimin e punimeve në sheshin ‘Xhorxh Bush’, mirëpo deri atëherë besojmë fuqishëm që parkingu 038 do ta kryejë pjesën tjetër të  punimeve që ata i kanë paraparë. Dhe pastaj ne do të vazhdojmë me punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’ “, ka thënë Brestovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori