LAJMI I FUNDIT:

Ana Brnabiq zgjidhet kryetare e Parlamentit të Serbisë

Ana Brnabiq zgjidhet kryetare e Parlamentit të Serbisë

Me 153 vota pro dhe pesë kundër, kryetare e Kuvendit të Serbisë u zgjodh Ana Brnabiq, deri vonë kryeministre e Serbisë.

Përfaqësuesi i autorizuar i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, Vladimir Orliq, gjatë diskutimit tha se lista me partnerë dhe bashkëpunëtorë propozoi Ana Brnabiqin për kryetare të Kuvendit të Serbisë sepse janë krenarë me punën që ka bërë gjatë tre mandateve të saj si kryeministre.

Shefja e grupit parlamentar “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, tha se dy skandale kyçe shënuan mandatin e Ana Brnabiq si kryeministre të Serbisë – tërheqja e parave nga kompania Asseco dhe zhvendosja e votuesve, përfituesve të ndihmës sociale, përpara zgjedhjeve të Beogradit, raporton N1.


Deputeti i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Borislav Novakoviq, tha se nuk mund ta mbështesë zgjedhjen e Ana Brnabiqit sepse ajo ka përkrahjen e kryetarit të Partisë Progresive Serbe (SNS) Millosh Vuçeviq, i cili “së bashku me Zvonko Veselinoviqin dhe Andrej Vuçiqin organizuan vjedhjen e zgjedhjeve në Novi Sad”.

Koalicioni NADA njoftoi se nuk do të mbështesë zgjedhjen e Ana Brnabiqit për kryetare të Kuvendit të Serbisë sepse gjatë kohës sa ishte kryeministre, serbët shënuan vetëm humbje në Kosovë ndërsa pati edhe kolaps absolut të institucioneve të shtetit të së drejtës.

Ndryshe, Kuvendi zgjodhi edhe organet tjera si nënkryetarët dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori