Kosova dhe Serbia, deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve, tha kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.
E vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës – që ishte shkak i këtij takimi në Bruksel – është marrë me ndikim të Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti, ka pohuar analisti, Imer Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, BQK-ja është e kapur prej Kurit dhe deklarimet e tij se nuk përzihet në vendimet e BQK-së “janë përralla për fëmijë”.
“Kur Albin Kurti thotë unë nuk përzihna në BQK, këto janë përralla për fëmijë. BQK-ja është e sterpolitizuar, ka qenë edhe në të kaluarën. Katër prej pesë anëtarëve të bordit përfshirë guvernatorin janë njerëz të Vetëvendosjes ose të afërt me Vetëvendosjen… Kush i beson përrallave se BQK-ja është çuar një mëngjes të bukur edhe paska marrë vendimin për dinarin, kush i beson këtyre përrallave… qysh u bë që bash në këtë moment dinari u bë problem.
Prej themelimit të BQK-së, çështja e dinarit është njësoj. Zoti Kurti nuk mund me i shitë këto përralla… BQK-ja është e kapur prej zotit Kurti. Çfarë thotë ai për pavarësinë BQK-së sinqerisht është shumë qesharake. Dhe nuk duhet askush me i besu”, ka thënë Mushkolaj.
Hoxha: Deklarata e Bislimit tregon se ka një zgjidhje afatshkurtër për dinarin
“Nëse ka ardhur koha të lëshohet pe, më mirë të shkohet në zgjedhje”.
Kështu thotë analisti Ylli Hoxha, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet lidhur me takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit.
Sipas Hoxhës, deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se deri më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, tregon se ka një zgjidhje afatshkurtër.
“Kumtesa apo deklarata e Bislimit tregon se ka një zgjidhje afatshkurtër për dinarin. Prej idesë se kemi zbatim të Kushtetutës, ashtu siç është kemi arritur në pikën që të premten do të vijë në tavolinë një propozim afatshkurtër i dy palëve dhe pastaj do të gjendet një mjedis… kemi një lloj degradimi të pozicionit prej zbatimit të Kushtetutës siç është neni i 11… ka një zgjidhje që është produkt i Brukselit”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, çështja e dinarit nuk mund të zgjidhet me planin franko-gjerman.
“Problemi është strukturor, dinari nuk është çështje që zgjidhet me planin franko-gjerman, është trajtuar në Kushtetutë të Kosovës, gjendja në terren nuk është e tillë që të zbatohet Kushtetuta e Kosovës, Qeveria ka vendosur që të atakojë këtë status-quo dhe atakimi e ka çuar në negociata që të bëjë zgjidhje të përkohshme të problemit…”.
Ai thekson se zbatimi i Kushtetutës së Kosovës në vendet e populluara me serbë është çështje negociatash me Serbinë.
“Ky është mesazhi prej sot e tutje. Çka do që bën Qeveria që nuk i përket marrëveshjeve të caktuara, që është jashtë, por është gjendje joligjore duhet të zgjidhet me Serbinë dhe ky është dakordimi që kemi bërë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos