Shqetësime për lëndime në tru para duelit me Jake Paul – reagon trajneri i Mike Tyson
Trajneri i Mike Tyson ka përditësuar gjendjen shëndetësore të legjendës së boksit përpara ndeshjes së tij me Jake Paul .
Ish-kampioni i peshave të rënda do të dalë nga pensioni për t’u përballur me YouTuber-in më 20 korrik në stadiumin AT&T në Teksas.
Legjenda 58 vjeçar në kohën kur do të hyjë në ring atë natë, do të ketë dallim 30-vjeçar me kundërshtarin. Luftëtari i njohur dikur si ‘njeriu më i keq në planet’ u tërhoq nga boksi pothuajse 20 vjet më parë, duke i varur dorezat në vitin 2005 pasi humbi tre nga katër ndeshjet e tij të fundit.
Tyson u rikthye në ring në nëntor 2020 për një ndeshje ekspozite me legjendën e ringut, Roy Jones Jr, një përballje që përfundoi në barazim ku nokautet nuk lejoheshin.
Organizatorët për luftën e korrikut kundër Paulit shpresojnë ta sanksionojnë atë si një ndeshje boksi profesionist dhe jo si një ekspozitë, pa mbulesë koke mbrojtëse nga asnjëri.
Tyson, i cili më parë ka luftuar me alkoolizmin dhe varësinë nga droga, është paralajmëruar nga mjekët se mund të pësojë dëmtim të trurit nëse kthehet në ring.
Në fillim të këtij viti në pamjet shqetësuese, Tyson u pa gjithashtu duke ecur me bastun dhe gjithashtu u fotografua në një karrige me rrota në vitin 2022 duke luftuar herë pas here me dhimbjet e nervit shiatik që mund ta lënë atë ‘të paaftë për të folur’.
Rafael Cordeiro ka punuar me Tyson duke udhëhequr luftën me Paul, njeriun që mban jastëkët në seancat stërvitore të cilat ish-kampioni i ka shpërndarë në mediat sociale gjatë javës së fundit.
Duke folur në MMA, ai u përpoq të lehtësonte çdo frikë mbi Tyson.
“Unë besoj se nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Po flasim për një kampion”, deklaroi ai.
“Ai ka luftuar kundër djemve më të mirë në botë. Kur hyn në ring, ai e di se çfarë të bëjë. Nuk është diçka e re për Mike, dhe kjo luftë nuk është ndryshe”.
“Punon shumë çdo ditë për të hyrë atje dhe për të provuar të eliminojë Jake nga fillimi. Ky është stili i tij, askush nuk e ka mësuar Mike Tyson se si të luftojë. Ai do ta vërtetojë këtë në korrik”.
“Ju mund të shihni zjarr në sytë e tij kur ai stërvitet dhe ai kurrë nuk do të japë më pak se kaq. Unë me të vërtetë besoj se do të jetë një shfaqje e mrekullueshme. Mike do të hyjë në ring si Mike Tyson i vjetër, dhe ai do të përpiqet të eliminojë Jake qysh në raundet e para”, ka shtuar më tej Cordeiro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës
Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?