“Trajneri i rekordeve”, Ancelotti ka arritur një sukses të ri nën drejtimin e Real Madridit
Carlo Ancelotti ka regjistruar fitoren e 200-të në krye të Real Madridit pas tri pikëve të marra në udhëtim ndaj Osasunës vikendin që lamë pas, por një tjetër statistikë impresive për italianin mbetet objekt debati.
Ancelotti u bë vetëm trajneri i dytë në histori të Real Madridit që arriti 200 fitore në të gjitha garat, pas legjendarit Miguel Munoz, i cili mban rekordin me 357 fitore nga 605 takime në vitin 1960.
Prej 200 fitoreve të Ancelottit, 129 prej tyre erdhën në La Liga, 43 në Ligën e Kampionëve, 18 në Copa Del Rey, 4 në Superkupën e Spanjës, 4 të tjera në Kupën e Botës për Klube dhe 2 më shumë në Superkupën e Evropës.
Tekniku italian gjithashtu mbetet trajneri i vetëm që ka fituar titujt e ligave në top pesë divizionet më të mira në Evropë, pas fitoi La Ligan me Real Madridin, Serie A me Milanin, Premier League me Chelsean, Bundesligan me Bayern Munich dhe Ligue 1 me Paris Saint-Germainin.
Ai është gjithashtu i vetmi trajner që ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy prej të cilëve erdhën me Milanin, ndërsa dy të tjerët me Real Madridin.
Sipas uebsajtit zyrtar të Real Madridt, Ancelotti ka prekur shifrën e 900 ndeshjeve të udhëhequra me një klub të madh.
Gjiganti madrilen e shpërbleu së fundmi Ancelottin me kontratë të re, e cila do të skadojë në verën e vitit 2026./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251