LAJMI I FUNDIT:

Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë

Osmani flet për Marrëveshjen e Ohrit: Duhet trajtim i barabartë i dy palëve, Serbia është ajo që e ka shkelur me dhjetëra herë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet rreth kritikave të BE-së se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë stagnuar në zbatimin e kësaj marrëveshje, Osmani u shpreh se “mendoj që mjafton të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në teren për të ardhur tek një përfundim komplet objektiv”.


“Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje që qartë i kërkon të mos shkel integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar, mos të votoj kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, mos të përdorë dhunë në relacionet shtetërore e shumë e shumë të tjera”, ka thënë Osmani.

Borrell: Do të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
Lexo po ashtu Borrell: Do të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Presidentja u shpreh se është tejet e qartë se cila është pala që i shkel marrëveshjet e veta.

“Ajo që është dashur të ndodhte në këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur që do ta lehtësonte zbatimin e plotë dhe të pa kushtëzuar të kësaj marrëveshje, është mungesa e një plani të zbatimit që ende po hartohet në Bruksel. Unë si Presidente e Kosovës kam qenë kundër një plani që më është prezantuar nga ndërmjetësi sepse ka paraparë që shumica e përfitimeve që ka Serbia nga ky plan të jenë në fillim të zbatimit kurse ato të Kosovës të vijnë në fund, pra nuk ka pasur balancë”, tha Osmani.

Presidentja tha tutje se ajo çfarë kërkon është trajtim i barabartë i të dyja palëve.

“Kërkoj të ketë trajtim të barabartë të palëve, dhe që Kosova e Serbia të zbatojnë në mënyrë paralele obligimet e tyre, e jo që njëra palë ti ketë përfitimet në fillim e pastaj për Kosovën të mendohet krejt në fund”, tha Osmani.

Ajo këto komente i bëri gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori