LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite nisin një sulm në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës – publikohen deklaratat e të dy palëve

Forcat izraelite nisin një sulm në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës – publikohen deklaratat e të dy palëve

Forcat izraelite kanë nisur një sulm në spitalin al Shifa në qytetin e Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA) lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se masa ishte për të “parandaluar aktivitetin terrorist”.


Në anën tjetër, Zyra e Mediave të Qeverisë Palestineze lëshoi deklaratën e saj në të cilën pretendonte se veprimet e Izraelit ishin një “krim lufte”.

Deklarata e IDF dhe ISA – lëshuar në Telegram – tha: “Pas informatave të inteligjencës që tregojnë praninë e terroristëve në zonën e spitalit Shifa, dhe përdorimin e tyre të infrastrukturës së spitalit për të kryer aktivitete terroriste, IDF dhe ISA aktualisht janë duke kryer një operacion për të penguar aktivitetin terrorist dhe për të kapur terroristët në kompleksin e spitalit Shifa”.

“Gjatë aktivitetit, terroristët hapën zjarr ndaj trupave nga brenda spitalit. Trupat u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë… Trupat tona po vazhdojnë të operojnë në zonën e spitalit”.

Ndërsa një postim në Facebook nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza, tha: “Ajo që forcat pushtuese po bëjnë kundër Kompleksit Mjekësor Al-Shifa është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Konventës së Katërt të Gjenevës”.

“Okupatori izraelit ende përdor narrativat e tij të sajuara për të mashtruar botën dhe për të justifikuar sulmin e Kompleksit Mjekësor Al-Shifa”.

“Sulmi ushtarak izraelit synon të vazhdojë të shkatërrojë sistemin e kujdesit shëndetësor në Gazën Veriore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori