Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, konsideron se bartja e pronave te Manastiri i Deçanit me urdhër të kryeministrit Albin Kurti dhe zbatimi i tij nga Agjencia Kadatsrale e Kosovës, paraqet sulmin më të madh juridik ndaj rendit kushtetues pas pavarësisë.
Pas analizës së bërë zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” e që bazën e ka në akt dhuratat dhe ligjet e kohës së Sllobodan Millosheviq, historianët e Deçanit vlerësojnë se ka ardhur koha që Albin Kurti të jep dorëheqje.
“Kosova është rasti i parë në Evropë, i cili zbaton ligjet e ish-vendit kolonial Serbisë dhe i njeh si të aplikueshme ligjet e ish-pushtetit sundues dhe rasti i pronave në Deçan është një argument i padiskutueshëm. Dorëheqja e Kurtit nga detyra e kryeministrit është më se e nevojshme dhe tepër e domosdoshme për faktin se ai shkeli mbi fjalën e tij të dhënë, e të proklamuar që mbi dy dekada, madje e rikujtojmë se ai për ditë të tera e kishte bllokuar e rrethuar Komunën e Deçanit me të vetmin qëllim që të kundërshtonte pretendimet e kreut të Manastirit të Deçanit karshi Deçanit dhe pronave publike si dhe në kohen e tij dhe nga ai vetë u lejua zbatimi i vendimeve të Millosheviqit në Kosovë”, thuhet në reagim.
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Kuvendi i Kosovës që me procedurë të përshpejtuar të miratojë një ligj special me të cilin do t’i shpallë të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet, akt-faljet dhe aktet nënligjore e regjimit të Millosheviqit për Kosovën e sidomos për pronat e kishave dhe manastireve që janë ndërtuar në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999.
“Është koha e fundit që të miratohet një ligj i tillë, pasi rasti i pronave në Deçan është precedent i rrezikshëm për Kosovën, i cili do të hapë probleme të pariparueshëm për Kosovën dhe rendin tonë kushtetuese e juridik. Në lidhje me këtë ligj vite me parë i kemi dërguar edhe një shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, por kjo çështje mbeti në harrese nga përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës”, përfundon reagimi.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës ta zbatojë vendimin e Kushtetueses lidhur me 24 hektarë rreth Manastirit të Deçanit, për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës kishte para vetes dy opsione – të zbatojë vendimin e Kushtetueses e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit, andaj vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite