LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i mirëpret veprimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

QUINT-i mirëpret veprimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që Agjencia Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’ia njohë të drejtën në pronën e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, është mirëpritur nga shtetet e QUINT-it.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, përmes një deklarata theksojnë se ky është një hap i rëndësishëm nga institucionet e Kosovës, në përputhe me aspiratat e saj evropiane dhe euroatlantike.


“Shefat e Misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian mirëpresin dhe përgëzojnë veprimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit në disa hektarë të tokës. Drejtimi i Zyrës Qendrore Kadastrale për regjistrimin e kësaj toke në Manastirin e Deçanit dhe sigurimi që ky veprim të ketë përfunduar është një hap i rëndësishëm përpara nga autoritetet kosovare, në përputhje me aspiratat e saj evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

“Siç e theksuam majin e kaluar, në përvjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet më tej në njoftim.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Megjithatë, Kurti sërish shprehu qëndrimin e tij se nuk i pëlqen vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar “të çuditshëm” he të padrejtë”, por theksoi se nuk ka mjete ligjore e juridike për të anuluar vendimin e kësaj gjykate.

Vendimi i Kurtit është kritikuar nga zyrtarët lokalë në Deçan dhe një shoqatë e historianëve në këtë komunë, që e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë.

QUINT për një kohë të gjatë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori