LAJMI I FUNDIT:

Roma mbetet pa Dybalan, argjentinasi humb ndeshjen e radhës

Roma mbetet pa Dybalan, argjentinasi humb ndeshjen e radhës

Roma do të duhet të bëjë pa Paulo Dybala për ndeshjen e tyre të ardhshme me Sassuolo pasi sulmuesi ylli pësoi një dëmtim të muskujve të kofshës.

Sulmuesi 30-vjeçar argjentinas ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në skuadrën e Giallorossëve këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë një pikë qendrore në fushë dhe lider në dhomën e zhveshjes.


E vetmja pengesë për Dybalan këtë sezon ka qenë lufta e tij me lëndime të lehta ; 30-vjeçari ka humbur gjashtë ndeshje të kampionatit italian për shkak të problemeve të ndryshme gjatë muajve të fundit, duke e kufizuar atë në vetëm 20 ndeshje si startues nga 28 ndeshje.

Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Dybala ka pësuar një dëmtim të lehtë të muskujve në aduktorin të kofshës së djathtë, një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës për rreth 10 ditë.

Si i tillë, ai do të humbasë ndeshjen e Romës me Sassuolon dhe miqësoret e ardhshme të Argjentinës kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës.

Shqetësim ka edhe për Romelu Lukakun, i cili ende mbetet jashtë shkaku i një inflamacion të ijeve.

Daniele De Rossi do të vendosë Sardar Azmoun nëse belgu detyrohet të mbetet jashtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori