LAJMI I FUNDIT:

Virgil van Dijk shpjegon se si LeBron James po e ndihmon atë të bëhet edhe më i mirë për Liverpoolin

Virgil van Dijk shpjegon se si LeBron James po e ndihmon atë të bëhet edhe më i mirë për Liverpoolin

Virgil van Dijk është tashmë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, ndërsa në intervistën e fundit ka thënë se LeBron James po e frymëzon të jetë edhe më i mirë.

Liverpool postoi një video të Van Dijk duke parë një mesazh nga James ku ‘Mbreti James’ parashikon se do të bëjë “gjëra të mahnitshme” për Reds dhe i kërkoi atij “të përpiqet për madhështi”.


Van Dijk është filmuar duke thënë “Mbreti ka folur” dhe është i vendosur të përdorë fjalët e tij ndërsa Liverpooli po lufton për katër trofe dhe fillimisht do të përballet me rivalët e tyre Manchester United në FA Cup të dielën.

“Ajo frazë që ai përdor është perfekte dhe mund të përdoret për shumë gjëra. Për mua personalisht, patjetër që përpiqem dhe e ndjek këtë sepse dua të arrij maksimumin në jetë dhe të marr maksimumin nga vetja, ekipi dhe pozicioni në të cilin ndodhemi”.

“Ne jemi në një vend të mirë për ta bërë këtë, këtë sezon – përsëri. Çdo sezon është gjithmonë një sfidë, por këtë sezon ne jemi në një situatë të veçantë”, ka thënë holandezi.

Van Dijk po 'çmendet' nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të, duke ia përmendur fjalët e Messit
Lexo po ashtu Van Dijk po 'çmendet' nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të, duke ia përmendur fjalët e Messit

Van Dijk thotë se po mëson nga James – dhe atletët e tjerë më të mirë në botë – se si t’i trajtojë negativet dhe pozitivet.

“Unë i shikoj të gjithë atletët më të mirë sepse ndjej se të gjithë kanë një rol të madh, qoftë si model apo për ekipin dhe komunitetin e tyre, dhe ka kaq shumë gjëra që mund të mësoni”.

“Janë LeBron, Roger Federer, Tom Brady – mund të përmend kaq shumë. Më pëlqen t’i dëgjoj këta djem dhe të mësoj se si u përballën me të qenit në krye dhe duke u përballur me momente të vështira, por edhe momente të mira”, deklaroi Van Dijk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Fatkeqësia e Camavingas në festën e Real Madridit për titull - Rudiger nuk ndalet së qeshuri

Fatkeqësia e Camavingas në festën e Real Madridit për titull - Rudiger nuk ndalet së qeshuri

La Liga
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Reagimi i ashpër e Antonys ndaj Ten Hagut kur ia ndërroi pozicionin - trajneri holandez ka humbur kontrollin mbi lojtarët

Reagimi i ashpër e Antonys ndaj Ten Hagut kur ia ndërroi pozicionin - trajneri holandez ka humbur kontrollin mbi lojtarët

Premier League
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Jo vetëm Juventus dhe Napoli, një tjetër top klub futet në garë për Edon Zhegrovën

Jo vetëm Juventus dhe Napoli, një tjetër top klub futet në garë për Edon Zhegrovën

Ligue 1
Kalo në kategori