LAJMI I FUNDIT:

Fundjava sjell xhiron e 24-t në Superligën e Maqedonisë, Voska pret Shkupin në Ohër

Fundjava sjell xhiron e 24-t në Superligën e Maqedonisë, Voska pret Shkupin në Ohër

Superliga e Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 24-t në program. E shtuna do të ketë më shumë takime, teksa të dielën do të luhet vetëm një sfidë.

Qyteti i Ohrit do të pret duelin ndërmjet dy ekipeve shqiptare, me Voska Sportin që do të përballet me Shkupin. Këto dy skaudrat u takuan në fillim të gjysmësezonin pranveror në Çair, me Shkupin që triumfoi, përderisa te Voska tashmë kërkojnë fitore dhe revansh ndaj humbjes të pësuar në xhiron e 19-të.


“Jemi të vetëdijshëm se kemi përballë një skuadër të fortë dhe kualitative, respektojmë Shkupin, mirëpo në këtë pikë të kampionatit çdo rezultat negativ të dërgon një hap mbrapa, kështu që jemi të mobilizuar maksimalisht që të dalim me rezultat pozitiv dhe të marrim më të mirën nga kjo ndeshje që pastaj pas pauzës të jemi të qetë për të analizuar dhe për tu përmirësuar për vijim të kampionatit”, ka thënë Fatjon Jusufi nga Voska Sport.

Ndërkohë nga ana tjetër, ka folur Blerton Sheji, i cili ka vlerësuar Voskën dhe ndeshjen si një finale, por është shprehur se janë të motivuar për sukses të ri.

“Ndeshja ndaj Voska Sport është shumë e rëndësishme, do ta quaja si finale sepse gjitha ndeshjet e mbetura duhet ti konsiderojmë të tilla, nëse duam të jemi serioz në garën për titullin kampion. E dimë që Voska nuk është kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur, veçanërisht tani me trajnerin e ri dhe kur luajnë në shtëpi, por ne ndihemi të gatshëm dhe me vetëbesim të lartë që do arrijmë fitore, sidomos pas suksesit ndaj Rabotinçkit, që jemi të motivuar akoma më shumë”, ka thënë Sheji.

Në këtë xhiro, Shkëndija e Tetovës do të luaj në kryeqytet, ku do të takohet me Vardarin në transfertë. Skuadra e Jeton Beqirit doli fituese në duelin e fundit ndaj Vardarit të zhvilluar në Tetovë, ndërsa me pretendime të njejta udhëtojnë edhe nesër për në Shkup. Adenis Shala nga radhët e kuqezinjëve tetovar e ka paralajmëruar këtë duel të nesërm ndaj Vardarit.

“Gjatë kësaj jave jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballje me rivalin e ditës së shtunë. I marrim përgjegjësitë për dy ndeshjet e fundit, mendoj se ishin hap fals në rrugën për titull. Mirëpo ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për detyrat tona dhe do ta japim maksimumin nga vetja për të kthyer rezultatet pozitive në anën tonë”, ka thënë Adenis Shala.

Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari do të luaj në cilësinë e mysafirit në këtë xhiro, ku përballë vetes do të ketë Bregallnicën e Shtipit.

Në programin e ditës së shtunë janë edhe takimet Sileksi – Brera Strumica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Tikveshi.

Ndërkohë të dielën do të zhvillohet vetëm ndeshja Rabotniçki – Struga Trim Lum, me këta të fundit që dëshirojnë të vazhdojnë kryesimin në Superligë dhe me çdo kusht do të kërkojnë fitore në këtë duel me “romantikët”.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-t në Superlgiën e Maqedonisë do të luhen në termin nga ora 15:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori