LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Sot (e premte) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë hedhja e shortit për çiftet e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë ku kanë mbetur vetëm katër skuadra: Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka.


Por, tashmë janë mësuar çiftet e gjysmëfinaleve të cilat do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Në ndeshjen e parë do të luhet derbi lokal mes Suharekës dhe Ballkanit.

Megjithatë, në ndeshjen e dytë do të jetë më interesant pasi do të ndeshen  dy rivalë të fortë si Drita dhe Prishtina.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill, ndërsa ato kthyese më 17 prill. /Telegrafi/