LAJMI I FUNDIT:

Cila është veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin

Cila është veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin

Që kur Meta bleu WhatsApp-in, aplikacioni i mesazheve ka marrë përditësime që frymëzohen nga aplikacione tjera si Instagram, Facebook, dhe Messenger.

Si duket, WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram.


Sipas mediave të huaja, përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në storie përcjell Telegrafi.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse etiketimet do të jenë të dukshme apo jo për të gjithë kontaktet tuaja, ata që ju i etiketoni do të marrin njoftime të menjëhershme për përditësimin tuaj.

Pra, funksionon në mënyrë të ngjashme sikur kur etiketoni dikë në storiet tuaja në Facebook dhe Instagram.

Kjo veçori është aktualisht në zhvillim e sipër, por do të jetë e disponueshme së shpejti. /Telegrafi/