Për një kohë të gjatë, shkencëtarët besonin se e kuptonin se sa shpejt po rritet universi.
Por, duket se sa më shumë që mësojmë rreth tij, aq më shumë ai zgjerohet.
Në thelb, “Hubble” mat shpejtësinë me të cilën universi zgjerohet. Problemi i vetëm? Instrumente të ndryshme vazhdojnë të ofrojnë vlera të ndryshme për të, duke shkaktuar atë që njihet si “tensioni i Hubble”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Kjo krijon një mundësi interesante që siç shpjegon fizikanti fitues i çmimit Nobel, Adam Riess, shumë nga ato që menduam se dinim për universin mund të kenë qenë të gabuara.
Ndërkohë, mospërputhjet thellohen edhe nga matjet e teleskopëve të ndryshëm të numrave të Hubble, duke përfshirë edhe matjet nga teleskopi James Webb.
Sipas NASA-s, Webb duhet të jetë në gjendje të reduktojë zhurmën dhe të marrë imazhe më të sakta nga hapësira dhe matje më të sakta të distancës.
Kjo pasi kur teleskopët shohin më shumë yje se sa janë në gjendje të përballojnë, mund të ndikojë në matjet e tyre.
“Me gabimet e matjeve, ajo që mbetet mundësia reale dhe më emocionuese është se ne e kemi keqkuptuar universin”, tha Riess. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251