Britania nuk e ka përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për armët
Një kompani e skanimit të armëve e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (Al) është tërhequr nga pretendimet se teknologjia e saj është testuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Evolv Technology prodhon skanerë inteligjent të projektuar për të zëvendësuar detektorët metalik që identifikojnë njerëzit me armë, thika, ose bomba të fshehura.
Por, kompania është kritikuar për mbivlerësimin e asaj që teknologjia e skanerëve me Al mund të jap.
Më 20 shkurt të vitit 2024, kompania në një deklaratë për media tha se Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (NPSA) ishte një nga testuesit e skanerit që kishte “arritur në përfundimin se Evolv ishte efektiv në zbulimin e armëve të zjarrit dhe shumë llojeve të tjera”.
Me sa duket, NPSA nuk e ka realizuar këtë lloj testimi, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Pas diskutimit me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë britanike, kompania e përditësoi gjuhën e përdorur në njoftimin për shtyp. Ajo tha se “një kompani e pavarur ka testuar dhe vërtetuar teknologjinë e Evolv duke përdorur standardet e NPSA-së”.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë as nga kompania që e realizoi testimin, Metrix NDT, e cila tha se “nuk është korrekte të thuhet se e kanë vlerësuar sistemin”.
Kur u pyet drejtori menaxhuesi i Metrix NDT, Nick Fox, nëse “e kishin gjetur efektiv në zbulimin e armëve skanerin”, ai tha se “nuk është në kompetencat tona të japim ndonjë gjykim vlerësues mbi rezultatet e tij”.
Evolv më parë ka deklaruar se teknologjia e saj zbulon edhe armë të fshehura.
“Përbërja metalike, forma, ne kemi dhjetëra nga këto të dhëna, për të gjitha armët që janë atje”, tha shefi ekzekutiv, Peter George.
Mirëpo, pas një testimi nga një strukturë amerikane, u konfirmua se Evolv nuk mund të detektojë vazhdimisht thika dhe lloje të caktuara bombash apo armësh të tjera.
Ndryshe, kompania shpesh përditëson edhe faqen e saj të internetit.
Duke pretenduar fillimisht se qëllimi i saj është “krijimi i zonave pa armë”, tani në faqen e saj thuhet se misioni i Evolv është “të krijojë përvoja më të sigurta”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Flash në HTML5
Kujt do t'i shfaqet shenja blu në platformën X?
Google Pixel Fold shfaqet në pamjet e para zyrtare
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend