LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikimin

Inzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikimin

Simone Inzaghi e ka pranuar se Interi nuk ishte mësuar të humbiste dhe ndërsa ai është ‘krenar’ për lojtarët e tij, humbja ndaj Atletico Madrid dhemb, sepse sipas tij e kishin në dorë kalimin tutje.

Nerazzurrët ishin favoritë duke shkuar me epërsi 1-0 nga ndeshja e parë dhe kaluan përpara edhe në Wanda Metropolitano me golin e Federico Dimarcos.


Megjithatë, Antoine Griezmann e zhvlerësoi atë disa momente më vonë dhe Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për të barazuar gjithë ndeshjen në total, pasi Marcus Thuram dhe Nicolo Barella humbën raste ideale për gol.

Ndeshje dramatike në Wanda Metropolitano, Atletico eliminon Interin pas ekzekutimit të penalltive
Lexo po ashtu Ndeshje dramatike në Wanda Metropolitano, Atletico eliminon Interin pas ekzekutimit të penalltive

“Ka zhgënjim për klubin dhe gjithë familjen e Interit, por u thashë djemve se duhet të jenë krenarë për udhëtimin që kanë qenë”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Amazon Prime Video Italia.

“Ne ishim të pamposhtur në tetë ndeshje, atëherë padyshim që duhet të kishim bërë më mirë në momente të caktuara. E kishim ndeshjen në dorë, bëmë shumë gabime dhe kjo bëri diferencën”.

“Mund të kishim bërë më shumë në ndeshjen e parë, por këtu duhet të kishim mbajtur epërsinë që na dha Dimarco për më gjatë, përkundrazi i lejuam ata të ktheheshin menjëherë në lojë. Kjo i ngriti ata dhe tifozërinë”.

Interi kishte shpresuar të shkonte më mirë pasi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por në vend të kësaj u eliminuan në fazën e 1/8-tës.

“Kjo skuadër nuk ishte mësuar të humbiste. Humbja duhet të lëndojë, ne e kishim kualifikimin në dorë. Megjithatë jam super krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Është zhgënjyese për të gjithë ne, por ka 10 ndeshje përpara në Serie A dhe ne duam të arrijmë një objektiv shumë të rëndësishëm”.

“Djemtë duhet të mbajnë kokën lart, duke e ditur se detajet bëjnë diferencën në këtë nivel. Duhet ta mbyllnim ndeshjen, i patëm rastet në pjesën e dytë. Pas kësaj, penalltitë janë short dhe ata dolën më mirë”, përfundoi trajneri i Interit.

Pas eliminimit të Interit, të gjitha skuadrat italiane janë jashtë Ligës së Kampionëve përpara çerekfinaleve dhe kjo mund të rrezikojë edhe vendin e pestë në turneun e zgjeruar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori