LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit sulmojnë ndërtesën e FSB-së në rajonin rus – e godasin me dronë

Ukrainasit sulmojnë ndërtesën e FSB-së në rajonin rus – e godasin me dronë

Ukrainasit kanë arritur me sukses të godasin dhe dëmtojnë ndërtesën e Shërbimit Sekret rus të njohur si FSB në rajonin e Belgorodit, që gjendet pranë kufirit me Ukrainën.

Kievi për të dytën ditë me radhë është duke kryer sulme ajrore në rajone të ndryshme të Rusisë, transmeton Telegrafi.


“Forcat e Armatosura të Ukrainë sulmuan ndërtesën e FSB-së në Belgorod duke përdorur dronë”, u tha nga inteligjenca ruse.

Ukrainasit për të dytën ditë me radhë kryejnë sulme me dronë në territorin e Rusisë – pamje nga terreni
Lexo po ashtu Ukrainasit për të dytën ditë me radhë kryejnë sulme me dronë në territorin e Rusisë – pamje nga terreni

Ky rajon shtrihet përgjatë kufirit me Ukrainën, shumë afër rajonit të Kharkivit ku janë zhvilluar beteja të ashpra.

Në anën tjetër, sulmet ukrainase në territorin e Rusisë kanë për qëllim kryesisht rafineritë e naftës. /Telegrafi/