LAJMI I FUNDIT:

Rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës, zyrtarit të kompanisë i hiqet masa e arrestit shtëpiak

Rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës, zyrtarit të kompanisë i hiqet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka hequr masën e arrestit shtëpiak të pandehurit Bekim Baftjaraj, lidhur me rastin e rënies së kulmit nga objekti i ri i Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar rëndë një kalimtare e rastit dhe u dëmtuan disa vetura të parkuara.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.

Lirimin nga masa e arrestit shtëpiak e ka konfirmuar për Telegrafin avokatja e të pandehurit, Besjana Ismajli.


Për çka dyshohet zyrtari komunal dhe ai i kompanisë për rastin e rënies së kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës?
Lexo po ashtu Për çka dyshohet zyrtari komunal dhe ai i kompanisë për rastin e rënies së kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës?

“Po, klientit tim i është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, ka thënë Ismajli.

Bekim Baftjaraj nga kompania “NBT ING” SH.P.K. dhe Ylber Jashari, zyrtar i Komunës së Prishtinës, janë dy personat e dyshuar nga Prokuroria për rastin në fjalë.

Baftjaraj dyshohet për veprën penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Prokuroria pretendon se më datën 11 gusht 2023 – deri më datë 18 janar 2024, rreth orës 13:30 minuta, në lagjen Arbëria në Prishtinë, respektivisht nga Ndërtesa Kadastrale e Komunës së Prishtinës, i dyshuari Bekim Baftjaraj në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “NBT ING” SH.P.K., i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore në kulm, ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë.

Me këtë veprim sipas Prokurorisë “të rrezikshëm apo mjet të rrezikshme”, është konsideruar të ketë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëme të konsiderueshme pasurore.Prokuroria po ashtu pretendon se me rastin e punimeve i dyshuari Bekim Baftjaraj, nuk ka kryer si duhet punët në sanimin e kulmit të ndërtesës, me ç’ rast ka kryer punë tjera e jo ato sikurse në pozicionet 2.2 , 2.3 , 5.1 , 5.13 dhe 5.14, të kontratës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori