LAJMI I FUNDIT:

Vinicius tregon sekretin që e ka bërë atë një ‘makth’ për kundërshtarët në fushë, për këtë merita ka Ancelotti

Vinicius tregon sekretin që e ka bërë atë një ‘makth’ për kundërshtarët në fushë, për këtë merita ka Ancelotti

Vinicius Junior ka deklaruar se ai është bërë ‘i pandalshëm’ falë një ndryshimi të vogël taktik këtë sezon tek Real Madridi.

Ylli i Real Madridit ka pretenduar se kundërshtarët e kanë të vështirë ta ndalin atë dhe për këtë ai i ka dhënë merita trajnerit Carlo Ancelotti për ndryshimin taktik që e ka bërë këtë të mundur.


Braziliani i cili në kushte normale aktivizohet si sulmues i majtë, ka shënuar 16 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon si dhe ka dhuruar tetë asistime.

Në një intervistë për uebfaqen zyrtarë te klubit, reprezentuesi brazilian ka treguar sekretin që e ka ndihmuar atë të jetë një ‘makth’ për kundërshtarët në fushë.

“Unë po mundohem të ndihmojë sa më shumë që mundem, të ndryshojë lojën time. Unë jam i pandalshëm sepse kur nuk jam duke luajtur në krah unë shkoj në qendër dhe kundërshtarët nuk e dinë se si të mbrohen ndaj meje”, ka thënë Vinicius.

“Los Blancos” po kalojnë në një formë spektakolare në sezonin aktual 2023/2024. Klubi tashmë ka fituar Superkupën e Spanjës aty ku mposhtën Barcelonën në finale me rezultat 4-1, me Vinicius që shënoi het-trik.

Ata tashmë janë duke udhëhequr tabelën në La Liga me shtatë pikë diferencë ndaj Barcelonës, si dhe kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Gjëja e vetme negative deri më tash për madrilenët është eliminimi nga Copa Del Rey aty ku pësuan me rezultat 4-2 ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori