LAJMI I FUNDIT:

Radev: Sjellja antievropiane e disa politikanëve në Maqedoninë e Veriut po i largon ata nga BE-ja

Radev: Sjellja antievropiane e disa politikanëve në Maqedoninë e Veriut po i largon ata nga BE-ja

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se sjelljet antievropiane të disa politikanëve në Maqedoni po i largon ato nga anëtarësimi në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sjelljet antievropiane të disa politikanëve në Maqedoninë e Veriut dhe lidhjet ndaj vendit tonë në asnjë mënyrë nuk janë në favor dhe i largojnë nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, thotë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev duke komentuar deklaratën e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski për pakicën maqedonase në Bullgari.


Ai thotë se është e qartë se disa politikanë në Maqedoninë e Veriut po përpiqen të njohin realietin në një mënyrë më të rëndë.

“Nuk u bën mirë atyre. Përkundrazi, deri më tani kanë pasur raste dhe ngjarje të mjaftueshme për t’i bindur se sjellja dhe qëndrimi i tyre antievropian ndaj vendit tonë në asnjë mënyrë nuk u sjell përfitime dhe i largon nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, tha dje Radev.

Nga Kabineti i Pendarovskit para katër ditësh njoftuan se ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari është fakt. Kjo vjen si reagim ndaj njoftimeve në mediat bullgare se MPJ-ja atje ka thirrur ambasadoren e Maqedonisë në Sofje për, siç thonë ata, “komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe deklaratat e tyre të rreme për Bullgarinë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

Shëndetësi
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Lajme
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori