LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së përplaset me Visar Ymerin për projektligjin që hap rrugën për martesa brenda gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së përplaset me Visar Ymerin për projektligjin që hap rrugën për martesa brenda gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së Visar Korenica është përplasur me ish-deputetin Visar Ymeri në lidhje me Projektligjin për Kodin Civil që ka dështuar disa herë në Kuvendin e Kosovës.

Korenica ka thënë se ai voton në Kuvend në bazë të bindjeve të tij personale.

“Unë nuk besoj në ato të drejta që duan t’u jepen grupeve të caktuara. Për mua është shumë e rëndësishme si e shoh raportin mes palëve në familje”, ka deklaruar.


Derisa ish-deputeti Visar Ymeri e ka konsideruar këtë “mendim shumë të rrezikshëm”.

“Jo vetëm këtë që po e thotë deputeti [Korenica], por që njëjtë mendojnë ndoshta shumica në Kosovë. Të drejtat e njeriut nuk varen ajo se si mendojnë shumica. Të drejtat e njeriut nuk mund të vendosen në diskutim e as cenohen edhe nëse i ke shumicën e votave. Në rregull është të kesh mendim ndryshe, por jo kur vie në pyetje për respektimin e të drejtave të njeriut”.

​Kuvendi miraton projektligjin për KPK-në, por jo edhe atë për fertilizim të asistuar
Lexo po ashtu ​Kuvendi miraton projektligjin për KPK-në, por jo edhe atë për fertilizim të asistuar

Ymeri thotë se nëse me shumicë votash do të ndalohej një e drejtë e njeriut, Kosova do të kalonte në një shoqëri totalitare.

E ndaj këtij pretendimi ka reaguar Korenica.

“A është Zvicra shoqëri totalitare?”, ka pyetur deputeti duke pretenduar se diçka e tillë është edhe në Zvicër.

Projekt-kodi civil i pakalueshëm në Kuvend me përmbajtjen aktuale
Lexo po ashtu Projekt-kodi civil i pakalueshëm në Kuvend me përmbajtjen aktuale

“Unë nuk dua ta lejoj me ligj që personave me gjini të njëjtë të lidhin një martesë dhe nesër këtyre t’iu lejohet birësimi i një fëmije. Kjo është bindja ime personale. Kjo nuk është në natyrshmërinë e njeriut”, a shtuar Korenica.

“Ju si individ flisni çka të doni publikisht, por si vendimmarrës po ua cenoni një të drejtë një çifti vendimmarrës. Ti po iu thua atyre: ja duhet të jetoni si them unë, ja nuk bën ndryshe”, ka replikuar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori