Donald Trump nuk ka humbur kohë pas njoftimit të Nikki Haleyt se ajo do të tërhiqet nga gara republikane për president të SHBA-së.
Duke shkruar në platformën personale të “Truth Social”, ai tha se “Nikki Haley u trondit mbrëmë, në mënyrë rekorde, pavarësisht faktit se demokratët, për arsye të panjohura, lejohen të votojnë në Vermont dhe në zgjedhje të ndryshme paraprake të tjera republikane”.
Vlen të theksohet se Vermont nuk ka regjistrim partiak dhe të gjithë votuesit mund të zgjedhin se në cilat zgjedhje paraprake do të votojnë, shkruan skynews.
Ai pretendoi se paratë që ajo kishte mbledhur për fushatë kanë ardhur nga demokratët, “siç bënë shumë nga votuesit e saj”.
“Në këtë pikë, shpresoj që ajo të qëndrojë në “garë” dhe të luftojë deri në fund”, tha 77-vjeçari.
Kujtojmë se Haley ka deklaruar se nuk do ta mbështes Trumpin në garën për president kundër kandidatit të mundshëm demokrat, Joe Biden.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e marte) të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filmohet një krijesë e frikshme në një thellësi prej 1000 metrash në Oqeanin Paqësor
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251