Duke folur nga shteti i saj i lindjes, Karolina e Jugut, Nikki Haley njofton se “ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time”.
Ajo thotë se vendimi i saj për të kandiduar ishte “bazuar në dashurinë për vendin tonë” dhe këmbëngul se “vetëm në Amerikë” nëna e saj emigrante ishte në gjendje të votonte për vajzën e saj si presidente.
Haley thotë se është “e mbushur me mirënjohje” për ata që e kanë mbështetur dhe “nuk është penduar” për kandidimin.
Ajo vazhdoi duke thënë se edhe pse po tërhiqet, nuk do të ndalet së foluri për atë që beson, raporton skynews.
“Bota jonë është në zjarr për shkak të tërheqjes së Amerikës. Qëndrimi pranë aleatëve tanë në Ukrainë, Izrael dhe Tajvan është një imperativ moral, por gjithashtu është më shumë se kaq”, thotë ajo.
“Nëse tërhiqemi më tej, do të ketë më shumë luftë dhe jo më pak”, shtoi 52-vjeçarja.
Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se nuk do ta mbështes ish-presidentin amerikan për zgjedhjet e nëntorit.
“Unë kam qenë gjithmonë një republikane konservatore dhe gjithmonë kam mbështetur kandidatin republikan, por për këtë pyetje… Margaret Thatcher dha disa këshilla të mira kur tha “kurrë mos ndiqni turmën, gjithmonë vendosni vetë”.
Ndryshe, rivalët e tjerë të Trumpit u larguan pas votimit të parë në Iowa, ku ish-presidenti regjistroi një fitore historike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Forcat ukrainase rrëzojnë 20 dronë rusë në Kharkiv
Ushtria amerikane dhe ajo britanike 'bashkojnë forcat' për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë