LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga goditja dhe fundosja e anijes ruse

Shtatë të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga goditja dhe fundosja e anijes ruse

Nga inteligjenca ukrainase është bërë e ditur se shtatë persona janë vrarë dhe gjashtë tjerë janë lënduar në anijen patrulluese të ushtrisë ruse, e cila u godit dhe u fundos në një sulm me dron në det.

Siç raporton BBC, Sergei Kotov pretendohet se është goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka njoftuar se anija e flotës ruse në Det të Zi, është dëmtuar në të dyja anët.


Në anën tjetër Kremlini nuk ka dhënë ndonjë koment, por blogerët rusë kanë konfirmuar fundosjen e Sergei Kotovit.

Momenti kur dronët ukrainas godasin anijen luftarake 65 milionë dollarëshe të Putinit – sulmohet po ashtu edhe ura që lidh Krimenë me kontinentin
Lexo po ashtu Momenti kur dronët ukrainas godasin anijen luftarake 65 milionë dollarëshe të Putinit – sulmohet po ashtu edhe ura që lidh Krimenë me kontinentin

BBC nuk ka mundur në mënyrë të pavarur të verifikojë dëmet e pretenduara në anijen ruse.

Në një postim në Telegram, drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR), ka njoftuar se 52 anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar.

Sergei Kotov është një nga katër anijet patrulluese. Ajo ishte sulmuar edhe në shtator të vitit të kaluar nga ukrainasit.

Sipas ukrainasve, kjo anije ishte pjesë e sulmit rus mbi ishullin Gjarpri në ditën e parë të pushtimit rus në Ukrainë gjatë shkurtit të vitit 2022. /Telegrafi/